Zhvillimi i Femijes

zhvillimi-femijes

Me shprehjen zhvillim i gemijes ose me drejte rritje dhe zhvillim i femijes ne kuptojme ne pergjithesi shtesat dhe ndryshimet ne peshe e ne gjatesi qe nga lindja e femijes e deri ne perfundimin e rritjes se tij.

 

Megjithese pesha e gjatesia jane tregues kryesore per te vleresuar zhvillimin e femijes ne e kemi detyre te mesojme prinderit se vetem ato nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar mbi zhvillimin e foshnjes.

 

Atehere me te drejte do te dale pyetja: Cfare tjeter do te kemi parasysh per te vleresuar zhvillimin e femijes si edhe shendetin e tij te mire?

 

Ne si mjek e si prinder e gjykojme zhvillimin e femijes nga pesha e gjatesia qe ai ka ne nje moshe te caktuar, nga perpjestimi i drejte ne mes te pjeseve te ndryshme te trupit, nga madhesia e rrethit te kokes, te gjoksit, te barkut, nga dalja e dhembeve.

 

Keto te dhena na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin fizik, mbi zhvillimin e trupit te femijes sipas moshes se tij.

 

Por njekohesisht nuk do te mjaftohemi me te dhenat mbi zhvillimin fizik te femijes. Krahas ketyre ne do te shikojme e do te vleresojme edhe zhvillimin psikik e nervor te femijes, zhvillimin e trurit te tij, qe paraqitet me aftesite qe ai ka per te njohur, per te kuptuar, per t’u lidhur me njereit e sendet qe e rrethojne, per te folur, per te bere pyetje, per te shfaqur mendime.

 

Te dhenat e siperme na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin psikik, mbi zhvillimin e trurit te femijes, pershtatur moshes se tij.

 

Ne fund ne vleresojme dhe aftesine e femijes per te bere levizje te ndryshme te trupit, per te kapur sende, per te qendruar ndenjur e ne kembe, per te ecur, per te vrapuar dhe keshtu me radhe.

 

Keto aftesi te femijes sipas moshes se tij i vleresojme si zhvillimi i levizjeve ose zhvillim motorik.

 

Perfundimisht kur vleresojme zhvillimin e femijes do te kemi parasysh keto tregues:

  • treguesit e zhvillimit te trupit, zhvillimin fizik
  • treguesit e zhvillimit te trupit, te kuptuarit, te menduarit, zhvillimin psikik,
  • treguesit e zhvillimit te levizjeve, zhvillimin motorik.

KUSH E NDJEK ZHVILLIMIN E FEMIJES?

Leave a Reply

Your email address will not be published.