Ushqimi, lengjet dhe Gjidhenja

dieta-shtatzanie

Cfar duhet ngrënë

Ti dhe foshnja keni nevojë për vitamina dhe minerale dhe këtë duhet ta bëni duke ngrënë ushqim te ndryshëm dhe te shëndoshë. Mundesh te besh një suplement (shtese) te tabletave te vitamineve dhe hekurit.

A ka diçka qe nuk duhet ngrënë

Ka shumë këshilla te mocme për atë se cfar nuk duhet ngrënë gjatë gjidhenies, qe foshnja mos te mare dhimbje barku. Askush nuk e din krejtesishte nëse kjo është e saktë, mirëpo gjithesesi se foshnjat mund te reagojne ne mënyrë të ndryshme ndaj ushqimit. Provo dhe krijo eksperiencen tënde. Foshnja mer dhimbje barku edhe kur nëna ka menstruacione.

Sa duhet ngrënë

Shumica e grave kanë ndertuar depo te yndyres gjatë shtatzanise dhe këto harxhohen lehtë gjatë gjidhenies. Prandaj nuk është i nevojshm ushqimi ekstra derisa ka yndyre teprice për tu harxhuar. Nëse humbet ne peshe jashtezakonisht, duhet ngrënë me tepër. Duhet patur kujdes te meret ushqim i mjaftueshem gjatë gjidhenies edhe kur foshnja thith gjirin dhe nëse gjella është ftohur atëherë duhet ose te ngrohet sërish, apo te mësohet ngrenja me një dorë.

Lengjet

Duhet te meren lengje ne sasi te mjaftueshme dhe për shumicen nënkuptohet atëherë kur kanë etje. Etja është me e madhe gjatë gjidhenies sepse trupi perdor lengjet për te prodhuar qumësht. Do te ishte një ide e mirë të kesh afër lengje (gjatë gjidhenies). Prodhimi i qumeshtit nuk ritet proporcionalisht me marjen e lengjeve dhe nuk është e nevojshme te pihet qumësht për te prodhuar qumësht për foshnjen.

Gjendra qumeshtore dhe ndezja ne gji

Shkaku:

Si zakonisht, gjendrat qumeshtore dhe ndezja ne gji nuk shkaktohen prej bakterjeve dhe ne fillim nuk duhen trajtuar me antibiotike. Shkaku është shpesh mbledhja (perqendrimi) i qumeshtit ne gjendra qumeshtore qe rezulton ne gjendra dhe iritim te indit te gjirit. Prandaj duhet provuar te lirohet qumështi nga gjendrat e shternguara.

Simptomet: 

•   Gjiri është i shternguar, i percljellur me dhimbje zakonisht ne vendet ku janë formuar gjendrat, por gjithsesi edhe krejt gjiri.

•   Lekura rreth gjendrave mund te jete me ngjyrë te kuqe, e shternguar dhe e ngrohte.

•   Për një kohe te shkurte fitohet ngritje e temperatures dhe dhmbje e gjithë trupit-sikurse gjatë influences, një gjendje jashtezakonishte jo e mirë.

Cfar mund te bëhet: 
•   Provo dhenie te gjirit sa me shpesh për kundrejt dhembjes.
•   Mund te ndihmoje një masazhe e lehtë e gjirit edhepse foshnja thith.
•   Nëse gjendrat nuk janë zhdukur pasi qe foshnja ka thithur, provo te nxjeresh qumeshtin nga gjiri derisa ai te bëhet i bute. Këtë mund ta besh me dorë (për disa është me lehtë gjatë larjes me ujë te ngrohte apo te blehet pompe adekuate).
•   Perdor poziturate ndryshme te gjidhenies. Kjo ndihmon te shprazen vende të ndryshme te gjirit.
•   Iku sutjenave te ngushta (qe shterngojne).
•   Veshu ngrohte dhe mbaji gjinjte ngrohte.
•   Shih nëse foshnja e ka kapur mirë gjirin dhe sa me shumë te fuse ne goje rrethin ngjyrë kafe te gjirit.
•   Mund eventualisht te meret medicine kundër dhembjes..

Kujdes, cfar nuk duhet bërë: 

•   Është një ide jo e mirë gjeneral te ndalet gjidhenia kur ke ndezje te gjirit sepse kjo do të bënte akoma me keq ndezjen.

Nëse këto me lartë nuk te kanë ndihmuar:

Nëse qumështi ka filluar te rjedhe prej gjendrave qumeshtore, gjendja permiresohet. Nëse gjendja nuk permiresohet brenda 6-8 orëve, duhet kontaktuar mjeku sepse mund te bëhet fjale për ndezje bakteriale qe duhet trajtuar me antibiotike. Gjidhenia megjitate mund te vazhdohet.

Plage dhe gervishtje ne papilla mammae

Zakonisht ditet e para, një numer i madh i grave fitojne dhembje te lehta te papilla mammae-s.: Ndjen dhembje kur foshnja fillon te thithe. Mund te fitohen vizikla me një shtrese te trashe por qe akoma nuk janë bërë plage. Kjo është normale dhe zhduket brenda disa javësh. Kohe pas kohe mund te paraqiten plage te desiduara. Kjo nuk është arsye qe gjidhenia te ndalet.

Cfar mund te besh

•   Provo të ndryshosh poziturat e gjidhenies qe mos te lendohen papilla-t me shumë. Kjo bëhet duke lejuar foshnjen te fute ne goje sa me shumë prej rrethit te kafte kështu qe nuk thithet direkt papilla.
•   Ajrosi sa me shumë gjinjte, special pas gjidhenies q mos te jenë te lageshta kur te veshesh sutjenat dhe roben.
•   Kujdes papillen kur te largosh foshnjen nga gjiri. Nofulla e poshtme e foshnjes ka nenshtypje dhe këtë mund ta largosh duke futur njerin gisht ne gojen e foshnjes qe bën te futet ajër brenda dhe foshnja me lehtë e lëshon gjirin.
•   Nëse perdor gaza, perdor ato te leshtat qe lekura te mare fryme.
•   Është mjekuese te vehet akull ne papilla pak para se te fillohet gjidhenia.
•   Ndoshta do të deshirosh gjidhenie me te ralle, mirëpo kjo nuk është zgjidhja.Konsekuenc a është qe gjiri shterngohet me shumë dhe është me vështirë për foshnjen qe te kape atë, foshnja ngelet e uritur dhe do të thithe më me shumë force heren e ardhshme.

Nëse dhimbjet, plaget dhe gervishtjet nuk zhduken

Nëse dhimbjet, plaget dhe gervishtjet gradualisht nuk zhduken, duhet kontaktuar mjeku. Mund te bëhet fjale për ndonjë infektion lokal qe duhet trajtuar me ntibiotike. Nuk ka rezik për foshnjen edhepse ka infektion dhe gjidhenia vazhdohet.