Tag Archives: ushqimi per femije

Kur hanë fëmijët më shume?

 

Ushqimi tek fëmijët

Fëmijët të cilët hanë në grupe të mëdha, hanë trefish më shumë ushqim sesa fëmijët të cilët hanë në shoqëri të vogla, – theksojnë shkencëtarët amerikan.

Hulumtuesit e Univerzitetit te Michigen-it kishin ndjekur në një kopsht, shprehitë e ushqimit të 54 fëmijëve nga mosha 2,5 deri 6,5 vjeç.

Arritën në përfundim se fëmijët të cilët hanin në grupe prej 9 vetësh hanin më shumë ushqim se sa fëmijët që ndërkohë hanin në grupe prej 3 vetësh.

Shkencetarët besojnë se niveli i lartë i zhurmës dhe aktiviteteve të grupit ndikojnë në konsumimin më të madh të ushqimit. Gjithashtu, shpresojnë që ky rezultat mund të shërbejë në luftimin kundër trashësisë tek fëmijët.

Shprehi të ëmbla me më pak sheqer

Kur përmenden ditëlindjet, festat apo ndonjë aheng tjetër, fëmijët gjithmonë gëzohen shumë. Shumica e tyre mendojnë për tortën, ndërsa shumica e nënave konsiderojnë sheqerin gjithsesi të pranishëm në ëmbëlsirat e domosdoshme. Si ta shmangim?

Në vizita, sheqerit nuk mund ti shmangeni por nëse tortën apo ëmbëlsirat tjera i pregatitni në shtëpi keni parasysh që sheqeri nuk bën pjesë në gjërat ushqimore të domosdoshme për jetë, se ai është mjaft i pranishëm në qumësht, në karbohidrate, në pemë dhe shumë lloje perimesh.

Për këto arsye ai mund të dozohet në mënyrë më të shëndetshme dhe nuk duhet shtuar në qumësht apo në sallata pemësh.

Mos harroni që shija e ëmbël krijon shprehi!

Më mirë është të anuloni përdorimin e sheqerit dhe ta mësoni fëmijën tuaj me nivele të ndryshme të ëmbëlzimit.

Kur vendosni që të përdorni sheqerin në ushqimin e fëmijës mos u limitoni vetëm në sheqerin e bardhë të rafinuar por ndërroni shijen me mjaltë apo me sheqer ngjyrë kafe.

Tortë pa sheqer, si është kjo e mundur?

Ndoshta nuk është, por kur pregatitni tortë në shtëpi mund ti ndryshoni sasinë e sheqerit sipas dëshirës dhe kështu mund ta zvogëloni dozën e sheqerit madje gjer në ¼ e sasisë që përshkruhet në recetë.

Kjo është plotësisht e mjaftueshme për vogëlushët.

A duhen dhënë çokollatat, biskotat apo patatinat?

Fëmijët e moshave 1-3 vjeç i shikojnë këto ushqime që mund të jenë shumë të kripura apo të ëmbla, me yndyrë, të reklamuara nëpër dyqane, ose në televizor. Këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, prandaj mund të jepen vetëm në raste të rralla festash, banketesh.

Për të mos pasur probleme me fëmijët tuaj, mos i mbani këto ushqime në shtëpi. Nëse fëmija do t’i shikojë dhe nuk do t’i hajë, mund të jetë me të vërtetë një problem për ju dhe atë.

Ju përsëri duhet të jeni një prind model dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme në vaktet e ndërmjetme, si dhe të bleni vetëm me raste ushqime që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.

Shumë prindër kanë vënë re se fëmijët e tyre ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë apo shikojnë në televizor, radio etj.

Fëmijët e vegjël besojnë gjithçka që shikojnë në televizor. Ato nuk e kuptojnë reklamën, zbavitjen, tregtinë etj. dhe prindërit shpesh e kanë të vështirë të kundërshtojnë ngrënien e këtyre prodhimeve të reklamuara dhe dëshirën natyrale të fëmijës për të ëmbla, së bashku me kënaqësinë që ai ndjen nga ngrënia e tyre.

Një tjetër shqetësim në rritje i prindërve është shtimi i ushqimeve që quhen “ushqime të shpejta” si sufllaqe, hamburger, të cilat sot tregtohen në shumë dyqane ushqimore. Gjithnjë e më shumë fëmijët në këtë moshë lihen në duart e kujdestarëve të çerdhes, gjyshërve, kujdestarëve në shtëpi etj. Shumë prej tyre nuk e bëjnë detyrën e tyre për t’i dhënë fëmijës një ushqyerje të shëndetshme sepse nuk arrijnë ta bëjnë, apo nuk u intereson. Ju duhet të vëzhgoni së bashku me kujdestarët e fëmijës se me çfarë ushqehet fëmija, ashtu siç vëzhgoni rritjen dhe zhvillimin e tij.

Duke punuar së bashku, ju do të siguroheni që ushqimi i fëmijës është i përshtatshëm dhe po nxiten zakonet e ushqyerjes se shëndetshme.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë

Fëmijët dhe ëmbëlsirat

Fëmijët i duan ëmbëlsirat. Nëse mësohen që në vegjëli të hanë gricka të ndryshme, çokolata, bonbona, ata do të mësohen me shijen e tyre të ëmbël dhe do të duan ti hanë ato çdo ditë.

Të rriturit i japin fëmijëve ëmbëlsira më së shpeshti nga shprehia: “të gjitha hanë ëmbëlsira, prandaj edhe fëmijët e mi”, këtë do e ndëgjoni më së shpeshti.

Jo rrallëherë ndodh që gjatë shëtitjes në park, në shtëpi, apo në gosti, madje edhe në dyqane, fëmijëve iu japin ndonjë bonbone, çokolatë, apo qese të patatinave. Kjo shprehi e fëmijëve i bën ata konsumues të rregullt të shumë ëmbëlsirave dhe prodhimeve të njelmëta të cilat nuk përmbajnë asnjë përbërës ushqyes.

Nëse fëmiu juaj më me dëshirë i ha çokolatat apo grickat sesa drekën apo darkën, ja disa këshilla të cilat i kanë pregatitur ekspertët e Universitetit të Miçigenit, të cilat mund të ju ndihmojnë që të zvogëloni sasinë e ëmbëlsirave të cilat fëmijët në raste të shpeshta do ti hanin:

• Lejojini një sasi të caktuar të ëmbëlsirave, por mos i heqni tërësisht nga ushqimi fëmiut. Nëse bëni tabu nga ëmbëlsirat, fëmiu vetëm se do të dëshirojë më shumë ti hajë. Prandaj ëmbëlsira – po, por me masë.

• Kur mos mbani pako të shumta të ëmbëlsirave në kuzhinë. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë që nëpër raftet e kuzhinës ka pako çokolatash apo bonbonash, ai natyrshëm do të dëshirojë ti hajë ato në moment. Më mirë mbani pemë të thata apo të freskëta.

• Kur ti jepni fëmiut ëmbëlsirë, bëjini të ditur sasinë e ëmbëlsirës e cila i lejohet për atë rast. Nëse thoni “do ta kesh një copë” atëherë fëmiut jepini vetëm atë sasi.

• Mundohuni ti ruani embelsirat per desert, ne vend qe ti jepni ato si zevendesim ne mes shujtave kryesore. Mes shujtat do te duhet te permbanin peme apo qumesht (ushqime qumeshtore). Ne kete menyre, femiu nuk do te beje shprehi te haje embelsira mes shujtave.