Receta Gatimi per fëmijë

Pak Informacion:

 

  • Deri ne 6 muaj bebes i mjafton vetëm qumshti i gjirit dhe duhet që foshnja të ushqehet vetem me qumësht gjiri ,në rast mungese me qumësht të pregaditur artificialisht.
  • Kurse prej 6 muaj (ose mundet edhe prej 4 muaj) fillohet me ushqime tjera shtes.
  • Fillimisht femijët thjesht provojne ushqim dhe nuk duhet tu jepet shum deri sa të ngopen.Pra mendojeni ushqimin si plotësues dhe jo kryesor në përmbushjen e nevojave të foshnjes. Ai nuk duhet në asnjë mënyrë të zevendësojë qumshtin pasi ky i fundit mbetet ushqimi primar dhe kryesor edhe për 6 muajt e dytë të jetës.
  • Fillimi duhet te behet me sasi te vogla dhe ne oret e para te dites. 1-2 luge te vogla jane me se te mjaftueshme per ditet e para.Perdorni luge te vogel plastike pasi kjo eshte edhe me e bute per gojen e vogel pa dhembe!
  • Nuk ka rregulla te prera per ushqimin e pare. Llogjika qe ndjekim eshte qe ushqimi i pare duhet te jete nga ushqimet me hipoalergjike dhe me neutrale ne shije. Orizi eshte i tille dhe per kete arsye fillimi me miell orizi eshte mjaft i perhapur dhe i rekomanduar. Gjithashtu edhe banania eshte nje ushqim shume miqesor per aparatin tretes te foshnjeve. Shija e saj i afrohet shume qumeshtit te gjirit dhe kjo e ben ate shume te pelqyeshme per femijet.
  • Qumeshti i lopes nuk duhet te jepet para se i mbush 1 vjeç.Mjalti poashtu në mënyre kategorike nuk duhet dhënë foshnjeve nën moshën 1-vjecare.
  • Vetëm pse foshnja juaj nuk e pëlqen menjehere nje ushqim nuk do te thote qe nuk do ta pelqeje kurre. Prisni disa dite dhe provoni perseri. Mund t’ju duhet ta provoni disa here derisa femija ta aprovoje nje ushqim.
  • Tregohuni te vemendshem ndaj sinjaleve qe ju jep femija. Nese ai nuk do me, kthen koken menjane, e mbyll gojen dhe e largon lugen, mos insistoni ta ushqeni me zor. Femijet hane kur jane te uritur dhe ndalojne kur jane te ngopur. Duke respektuar kete instikt mund ti ndihmoni te evitojne mbingrenien tani si dhe kur te jene te rritur.
  • Synoni qe ushqimin e foshnjes ta pergatisni vete. Merrni masat e sigurise dhe higjenes. Preferoni ushqime te pergatitura ne shtepi dhe jo te gatshme ne kavanoza! Fillimi i mbare eshte gjysma e punes!
  • Mbajeni mend, mos shtoni ushqimit të përgatitur, as kripë dhe as sheqer!

Pure me Avokado

pure-me-avokado

Përbërësit:

-1 avokado e vogël

-2 lug të mdhaja fetëza (corn flakes) prej orizi
-1 lug e madhe leng molle

 

Përgatitja:-Fetëzat e orizit i perzieni ne 150 ml ujë dhe i zieni pak,2 deri ne 3 minuta. Prej avokados matni dhe merrni vetem 60 gr.Ia shtoni ket qullit te orizit poashtu edhe lengun e molles dhe te gjitha i puroni me mikser per bluarje.
-E pershtatshme prej muajit te 7

 

 

Pure molle

pure-mollePërbërësit:

• 1 apo 1/2 e një molle të vogël (ose të zier).

 

Përgatitja:

1. Pastrojeni mollën, qërrojeni, dhe prejeni në copëza.

2. Hidhni në një enë 2-4 lugë me ujë, hidhni copëzat e mollës dhe ziejini deri sa të zbuten (rreth 5-10 minuta).

3. Largoni mollën e zier nga ena, dhe futeni në blender, për ta bluar deri sa të merr formën e puresë.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.

 

 

Pure dardhe

Pure_dardhash

Përbërësit:

• 1 dardhë e pjekur e vogël

 

Përgatitja:

1. Merreni dardhën lajeni, hiqini lëvozhgën, prejeni dhe largoni bërthamën.

2. Ziejeni në një tigan me një sasi të vogël të ujit deri sa të zbutet (rreth 5 minuta).

3. Bluajeni në blender dhe pureja është e gatshme për foshnjen tuaj.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë

 

Drithëra dhe banane

Pure-banane-dritheraPërbërësit:

• 1/2 banane e pjekur,

• 1 lugë e vogël oriz për foshnja,

• 1 lugë qumësht të zakonshëm të foshnjes apo ujë.

 

Përgatitja:

1. Hiqni lëvoren e bananes dhe shtypeni bananen derisa të zbutet sikurse pure.

2. Përzieni orizin e zier me puren e bananes dhe pastaj shtoni qumështin e zakonshëm të foshnjes (apo ujin nëse e preferoni më shumë).

3. Shtoni më shumë oriz apo qumësht/ujë sipas nevojës, për t`ia përshtatur foshnjes suaj. (Mos e ftohni bananen.)

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).

 

Pure kumbulle dhe bananeje

Pure_kumbulle_bananejePërbërësit:

• 3 kumbulla të freskëta, të pjekura apo të ziera,

• ¼ e bananes së pjekur

 

Përgatitja:

1. Nëse përdorni kumbulla të freskëta, atëherë së pari lajini, largojini lëvoren dhe farat. Shtypini me një pirun apo bluani me blender.

2. Nëse përdorni kumbulla të ziera, lajini, largojini lëvoren dhe farën dhe pastaj fusni ato në një enë me pak ujë derisa të zbuten (rreth 15 minuta).

3. Thajini dhe bluajini me blender apo shtypini me pirun. Shtoni bananen, dhe bluani të gjitha së bashku në blender për të fituar një pure të butë. (Mos e ftohni bananen.)

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.

Pure karrote

Pure_karrotash

Përbërësit:

• 2 karrota mesatare, të qëruara dhe të prera në kube

 

Përgatitja:

1. Ziejini në ujë apo avull karrotat derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta).

2. Pastaj hidhini në blender të bluhen derisa të fitohet masa e puresë. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë qumështin që e përdorë zakonisht foshnja apo ujë të vluar.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).

Pure nga patatja e ëmbël

patat-e-embel

Përbërësit:

• 1 patate e ëmbël, e qëruar dhe e prerë në kube

 

Përgatitja:

1. Zieni në ujë apo avull pataten e ëmbël derisa të zbutet (rreth 30 minuta).

2. Thajeni dhe shtypeni mirë.

3. Për të fituar një masë homogjene, përdorni blenderin.

4. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë qumështin që e përdorë zakonisht foshnja apo ujë të vluar.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).

Pure kungulli

pure_kungulliPërbërësit:

• Merreni një kungull të vogël, largoni lëvoren, përgjysmojeni, largoni farat dhe prejeni në kube të vogla nga 2 cm.

 

Përgatitja:

1. Zieni kungullin në ujë, avull apo mikrovalë derisa të zbutet.

2. Pastaj hidheni në blender për ta bluar derisa të fitoni një masë homogjene.

3. Hidhini qumësht të cilin e përdorni për foshnjen apo ujë të vluar, për të fituar dendësinë e dëshiruar të puresë.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).

Pure nga brokoli dhe lulelakra

brokoli-purePërbërësit:

• 1 lule të madhe brokoli

• 1 lule të madhe lulelakre

 

Përgatitja:

1. Ziejini në ujë apo avull lulen e brokolit dhe lulelakrës derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta).

2. Thajini dhe merrni pak nga lëngu i tyre gjatë zierjes.

3. Vendosni brokolin dhe lulelakrën e zier në blender për ti bluar dhe gjatë bluarjes hidhini pak nga lëngu i zierjes që keni ruajtur, derisa të fitoni masën me hollësinë e dëshiruar.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.

Qull orizi (oriz i bardhë apo kafe), Mualebi

qull_orizi-muhalebiPërbërësit:

• 1 / 4 filxhan të mesëm ose të vogël me kokrra orizi

• 1 filxhan plus 2 lugë të mesme të mbushura me ujë

• Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës

 

Përgatitja:

1. Bluani orizin nga 30 sekonda gjer në 2 minuta ose derisa ti ngjajë miellit.

2. Hidhni ujë në tigan. Shtojini orizin. Lëreni të vlojë, pastaj uleni temperaturën për t`u zier. Mbulojeni për 10 minuta.

3. Hiqeni orizin e zier nga tigani dhe lëreni të ftohet.

4. Shtoni qumështin e gjirit apo formula (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj), derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.

Pure molle dhe dardhe

puremolledardhe

Përbërësit:

• 1 mollë

• 1 dardhë

 

Përgatitja:

1. Largoni lëvoren e mollës dhe dardhës

2. Largoni bërthamën dhe pritini

3. Shtoni 10 lugë ujë në një enë të vogël për zierje

4. Zieni mollën dhe dardhën në temperaturë të ulët derisa të zbuten

5. Bluajini me mini blender apo shtypini me pirun.

# Kombinimet tjera të mira mund të jenë banane dhe kajsi apo kumbullë dhe pjeshkë.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.

Pure brokoli dhe patate

pure_brokoli_dhe_patate

Përbërësit:

• 1 patate

• 1 brokoli

 

Përgatitja:

1. Hiqni gjethet e brokolit dhe pritini në lulëza

2. Largoni lëvoren e patates, priteni dhe ziejeni

3. Vendoseni brokolin në një avullore dhe vendoseni në një tigan me ujë të valë.

4. Mbulojeni dhe zieni përreth 10 minuta gjersa të zbutet

5. Bluajini me mini blender (mikser).

# Kombinim tjetër i mirë mund të jetë karrotë, patate e ëmbël dhe bizele

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.

Tavë pule

kasero-lepule

Përbërësit:

• 1 qepë, e prerë imët

• 2 lugë vaj ulliri ose vaj perimesh

• 400 g kofshë pule, e prerë në kube

• 3 karrota (300 g), te pastruara nga levorja dhe të copëtuara

• 300 g patate të reja, të copëtuara

• 1 kub supe (mish pule) i zier në 500 ml ujë të vluar

 

Përgatitja:

1. Skuqni qepën në vaj derisa të zbutet pastaj shtoni pulën.

2. Vendosni në një enë tave dhe mbi këtë masë shtoni karrotat dhe patatet e reja.

3. Piqni në furrë, në 180 ° C për një orë, ose derisa pula të jetë gatuar mirë.

4. Bluani të gjithë përbërësit së bashku.

 

Karrota, pastinak dhe pure patateje

Karrota,-pastinak-dhe-purePërbërësit:

• 2 karrota të mëdha

• 1 pastinak mesatarë

• 1 patate mesatare

 

Përgatitja:

1. Largoni lëvoret dhe copëtoni të gjitha perimet.

2. Vendosini në një tigan dhe mbulojini me ujë. Vlojini dhe ziejini për 20 minuta, apo derisa të zbuten.

3. Kullojini duke lënë anash pak ujë nga perimet për gatim.

4. Bluajini perimet derisa të bëhen në formë qulli, duke i shtuar nga 2 lugë uji perimesh.

# E përshtatshme për ngrirje

 

Pastinak  pastinak

Pure Karrote me Molle

karrote_me_mollePërbërësit:

• 100 g karrota

• 100 g molla, me lëvore dhe bërthamë të hequr

• 1 lugë vaj

 

Përgatitja:

1. Pastroni, lani mirë karrotat dhe pastaj pritini.

2. Edhe pse ka shumë vitamina në lëkurë të mollës në këtë rast, duhet të hiqet lëvorja (sepse më vonë lëkura mund të jetë e pranishme në pure). Më pas, largoni bërthamën e mollës dhe prejeni në copa të vogla.

3. Hidhini karrotat në një tigan me ujë për t`u zier për mesatarisht 10 minuta. Pastaj shtoni mollat dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera. Së fundi, bluajeni në blender dhe shtoni 1 lugë vaji.

Patate e ëmbël me spinaq dhe bizele

Patate-e-ëmbël-me-spinaqPërbërësit:

• 375 g patate, me lëvore të hequr, e copëtuar

• 50 g presh, i larë, i prerë në rrathë

• 50 g bizele

• 75 g spinaq, i pastruar mirë

• 25 gr gjalpë

• lëng molle

• çaj mente

 

Përgatitja:

1. Shkrini gjalpin në një tigan dhe hidhni preshin derisa të zbutet. Shtoni patatet e ëmbla dhe mbulojini me 200 ml ujë. Vlojini dhe mbuloni me kapak për t`u zier derisa të zbuten.

2. Ndërkohë zieni bizelet dhe spinaqin me çaj mente në një tenxhere. Pastaj bluajeni derisa të fitoni formën e puresë.

3. Kulloni patatet e ziera të përziera me presh, dhe vendosni në blender për ti bluar.

4. Pastaj përzieni të dy puretë, dhe hidhni lëng molle derisa të fitoni masën që dëshironi.

# Në mungesë të spinaqit mund të përdorni brokoli.

Banane me biskota

banane_me_biskotaPërbërësit:

• 1 banane

• 2 biskota të lagura me qumësht

• 2 lugë qumësht

 

Përgatitja:

1. Largoni lëkurën e bananes dhe shtypeni me pirun derisa të bëhet në formë pureje. Hidhini pak qumësht për të fituar një masë më të lëngshme.

2. Shtoni pastaj biskotat e zbutura që më parë me qumësht.

3. Përziejini të gjitha së bashku.

Pure Lulelaker

lulelakerPërbërësit:

• 200 g lulelakre të ndara ne lule të vogla

• 1 filxhan me ujë për zierje

 

Përgatitja:

1. Hidhni një filxhan me ujë në tenxhere avullore.

2. Vendosni lulelakrat e vogla në tenxhere.

3. Mbuloni me kapak dhe zieni me avull derisa të zbuten (rreth 10 minuta).

4. Mbani rezervë nga lëngu i gatimit.

5. Kur të jetë zier lulelakra, bluajeni për të fituar purenë.

6. Për foshnja më të mëdha vetëm shtypeni lulelakrën me pirun.

7. Nëse mendoni që pureja është e trashë për fëmijën tuaj, hidhini nga lëngu rezervë i gatimit derisa të fitoni masën e dëshiruar.

# Këtë pure mund ta kombinoni me pure patatesh nëse dëshironi një shujtë të pasur me energji.

Pure me kungulleshkë, karrotë dhe krem orizi

kungulleshe-karrotePërbërësit:

• 2 lugë krem orizi

• 1 kungulleshkë

• 1 karrotë

• 1 lugë të vogël vaj ulliri

• 1 lugë të vogël djath i grirë

 

Përgatitja:

1. Pastrojmë kungulleshkën dhe karrotën, i largojmë lëvoren dhe i presim në copa, duke i lënë të vlojnë për 20 minuta.

2. E filtrojmë lëngun nga zierja, ndërsa masën nga lëngu e hedhim në blender për të fituar purenë.

3. Puresë i shtojmë 200 ml nga lëngu i filtruar, kremin e orizit, vajin e ullirit dhe djathin e grirë.