Parandaloni infeksionet vaginale

Infeksionet vaginale janë sëmundjet më të shpeshta tek gratë

Infeksionet vaginale janë sëmundjet më të shpeshta gjinekologjike tek gratë dhe arsyeja më e shpeshtë për vajtjen tek gjinekologu. Infeksioni vaginal është dëmtimi i florës vaginale. Atë e përbëjnë rreth 90 mikroorganizma dhe në rrethana normale nuk shkaktojnë ndonjë problem.

Në mesin tyre janë laktobacilet shumë të rëndësishme, bakteriet e acidit laktik të cilat na mbrojnë nga mikroorganizmat e dëmshëm. Në sekret gjithashtu evidente janë edhe bakteriet në formë të rrumbullakët të cilat rrjedhin nga flora e zorreve dhe nuk paraqesin ndonjë pengesë, përderisa janë në baraspeshë me laktobacilet. Megjithatë, nëse baraspesha prishet paraqiten probleme dhe me zhdukjen e laktobacileve ndërrohet pH vaginale.

Sekreti normalisht është i thartë, për atë pH sillet nga 4,6 deri në 6, por me prishjen e baraspeshës mesatarja e florës shndërrohet nga e thartë në bazike, gjë që ndihmon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm.

Çfarë e dëmton florën

Për të mos arritur deri te dëmtimi i florës vaginale, gratë duhet të kujdesen për veten, të kujdesen në mënyrë të drejtë dhe të rregulltë për pastërtinë higjienike, të kenë kujdes në jetën e tyre seksuale.

Kur është fjala për faktorët e jashtëm të dëmshëm për florën vaginale, atëherë mund t`i ndajmë në tre grupe:

FAKTORËT MEKANIKË përfshijnë dëmtimin e nyjeve, që vjen gjatë rastit të lindjes, gjatë vizitës së ashpër gjinekologjike apo gjatë marrëdhënieve seksuale. Edhe bartja e rrobeve joadekuate mund të shkakton dëmtimin si psh. pantallona shumë të ngushta të cilat ngadalësojnë qarkullimin e gjakut, ngushtojnë regjionet intime dhe rrënojnë florën vaginale.

FAKTORËT HIGJIENIKË siç janë përdorimi i sapunëve alkalinë, të cilët shkatërrojnë laktobacilet e mira. Këtu hyjnë edhe përdorimi i liners ditore me aromë, ndërrimi jo i rregulltë i tamponeve dhe liners higjienike.

FAKTORËT KIMIKË përfshijnë sprejë të ndryshëm vaginalë, gel kontraceptivë, si dhe disa prodhime kozmetike pëer mirëmbajtje të higjienës të cilat dëmtojnë florën vaginale. Për këtë arsye më së miri është të përdoren prodhime medicinale për mirëmbajtje të higjienës intime.

Paritja me çaj nga bimët

Për mirëmbajtjen e shëndoshë të florës vaginale udhëzohet përdorimi i prodhimeve të cilat blihen në barnatore dhe paritja me çaj nga bimët.

Në të gjitha barnatoret më të mira mund të gjeni tableta dhe granula të cilat me ndihmën e irigatorit, përdoren për paritje vaginale. Mund të përdoret edhe çaj kamomili. Çaji pregatitet në të njejtën mënyrë sikurse edhe pregaatitet për tu pirë. Pastaj e mbushim irigatorin me lëngun dhe fusim në vaginë në thellësi prej 5-6 centimetra dhe shtypim lëngun, por paritja nuk duhet bërë më shumë se dy herë në muaj dhe në kohën e mujoreve.

Mos u futni në marrëdhënie të rrezikshme

Për tu mbrojtur nga infeksionet, duhet të keni marrëdhënie të shëndoshë seksuale. Flora e shëndoshë vaginale dhe higjiena e mirë e mashkullit janë gjithashtu faktorë mbrojtës.

Kujdes të veçantë i preferohet grave, sidomos vajzave të cilat kanë marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe shpesh ndërrojnë partnerë. Në kohën prej 6 orësh pas marrëdhënies seksuale të rrezikshme duhet pastruar vendet intime apo duhet përdorur vaginaletet me bazë jodi povidon apo kantarionit.

Provoni vaginaletet me bimë mjekuese

Vajzave dhe grave të cilat iu shmangen përdorimit të irigatorit, sepse iu duket i komplikuar për mirëmbajtje të florës vaginale, atëherë iu perferohen vaginaletet të cilat mund të blihen pa recetë mjeku.

Gati në të gjitha barnatoret mund të gjinden vaginaletet me bazë propolisi, kamomili, kantarioni… Ato janë shumë të mira, sepse nuk kanë kurfarë efekte anësore. Për mirëmbajtje të florës vaginale preferohen edhe vaginaletet të cilat përmbajnë jod povidon por duhet të jeni të vëmendshëm, sepse ato nuk mund të përdoren shpesh.

Preferohet që një herë në vit të bëni vizitë gjinekologjike edhe nëse skeni ndonjë problem. Vizita përfshin analizat dhe testet ku përmes tyre mund të identifikohen edhe sëmundje të ndryshme të mitrës në fazat e hershme.

Grupe të ndjeshme

Vagina është e mbuluar nga mukoza e cila është relativisht e fortë dhe ofron mbrojtje të mirë. Trashësia e kësaj nyje mvaret nga balansi i hormoneve gjinore e cila ndryshon gjatë ciklit menstrual dhe shtatëzanisë e poashtu edhe nga mosha e femrës.

Tek vajzat e reja është më e hollë, ka vetëm disa shtresa të qelizave, për atë janë të ndjeshme dhe balansi i florës mund të ndryshojë.