Detyrat e Konsultores

konsultorja

Konsultorja e gruas ndjek gruan gjate gjithe shtatzenise se saj. Ajo kujdeset per ruajtjen e shendetin te gruas dhe per marrjen e masave te nevojshme ne rast se semuret.

 

Shendeti i gruas gjate shtatzenise ndikon shume mbi shendetin e foshnjes qe eshte duke u zhvilluar ne trupin e saj.

 

Konsultorja e femijes ndjek zhvillimin e mire te foshnjes qe nga lindja ose nga dita qe del prej shtepise se lindjes dhe deri sa mbush

moshen  3 vjec.

 

Konsultorja e femijes tregon kujdes ne te gjitha drejtimet. Personeli i konsultores shikon dhe ndjek ruajtjen e shendetit te femijes duke u kujdesur qe te ushqehet drejte, te mbahet me higjienen e nevojshme, te kalitet, te mbrohet nga semundjet ngjitese, te beje vaksinimet ne kohen e duhur.

 

Konsultorja bashkepunon me prinderit dhe i meson keta per te rritur femije te shendoshe. Personeli i konsultores punon ne qendren e vecante (ne konsultore) ku ka te gjitha mjetet per te ndjekur rritjen e femijes. Njekohesisht ky personel, dhe kryesisht mjeku, duhet te bejne nje pune te madhe edhe ne shtepite, ne banesat.

 

Duke vajtur e qendruar ne shtepi personeli i shendetesise do te jete ne gjendje te njohe me mire kushtet ne te cilat mbahet femija. Personeli i shendetesise, se bashku me nenen, me baben dhe me gjithe familjaret e tjere, duhet te veje ne jete te gjithe ato kushte qe jane te nevojshme per nje rritje e zhvillim te mire te femijes, duke ndrequr gabimet e te metat aty ne vend.

 

Eshte vene re vazhdimisht se puna e personelit shendetesor e bere ne shtepi ka vlere me te madhe se sa puna e bere ne forme leksionesh e keshillash te shkeputura nga vendi kur rritet femija.

 

Po sjellim si shembull larjen e femijes. Eshte shume me e frutshme qe infermierja ose mamia te pergatise cdo gje te nevojshme per larjen e femijes se bashku me nenen dhe t’i beje banjen duke e ndihmuar ajo vete nenen. Po kete gje do te themi per gatuarjen e ushqimeve te femijes, per veshmbathjen, per shtratin, per dhomen, per guzhinen, per raftin e eneve dhe te tjera.

 

Me kete nuk themi se leksionet, shkollat e nenes, propaganda me ane te tabelave e te filmave nuk kane vlere. Perkundrazi edhe keto mjete kane rendesine e tyre te madhe dhe duhet te ndiqen me kujdes nga nenat.

 

Pervoja na meson se puna e bere ne qendren e konsultores duhet te shoqerohet me nje pune te gjalle ne shtepi. Ne kete menyre ne do te jemi ne gjendje te rrisim femije me te shendoshe dhe me zhvillim gjithnje me te mire.

 

DETYRAT E PRINDERVE

Leave a Reply

Your email address will not be published.