Çfarë mund ta lëndojë foshnjen gjatë shtatzanisë


Kafshët dhe ushqimi

Rreziku për foshnjen

Rreziku më i madh i cili vie nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e papasterizuar). Tek shtatzëna e infektuar me toksoplazmë, foshnja është në rrezik nga verbimi, shurdhimi apo retardimi mental ndersa tek infektimi me listeri mund të vie gjer tek aborti apo vdekja e foshnjes në bark. Infektimi me salmonelë (zhvillohet në qumështin apo prodhimet qumështore termikisht të papërpunuara) mund të shkaktojë abort.

Këshilla

Nëse keni mace në shtëpi, le ta pastrojë dikush tjetër vendin ku ajo qëndron. Në asnjë mënyrë mos prekni jashtëqitjen e maces. Nëse nuk mund ti shmangeni kësaj, gjithsesi vendosni dorëza. Që të mos e fitoni listerinë shmangni qumështin dhe prodhimet qumështore të papasterizuara, mos konsumoni mish dhe peshk të papërpunuar termikisht, shmangni pashtetat dhe mushkëritë, si dhe vezët e papërpunuara.

Alkoholi

Rreziku për foshnjen

Alkoholi kalon përmes placentës dhe hyn në gjakun e foshnjes.

Këshilla

Alkoholin duhet shmangur në shtatzani, sidomos në tremujorin e parë. Nëse keni pirë një gotë vere gjatë shtatzanisë, psh. në javën e shtatë, nuk do të thotë kjo që do ta lëndojë foshnjen dhe për këtë të brengoseni, por në princip, më shumë se kjo, dy herë në javë nuk do të duhej ta konsumoni.

Ngjyrat për flokë

Rreziku për foshnjen

Nuk egziston ndonjë fakt nëse ngjyra për flokë ndikon në ndonjë mënyrë në foshnje,

Këshilla

Kur ngjyrosni flokët, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

Duhani

Rreziku për foshnjen

Pirja e më shumë se dhjetë cigareve në ditë, zvogëlon peshën e lindjes së foshnjes dhe rrit mundësinë për zhvillimin e komplikimeve gjatë shtatzanisë, lindjes dhe më vonë zhvillimit të foshnjes.

Këshilla

Ndërpreni duhanin!

Stresi

Rreziku për foshnjen

Nuk egzistojnë fakte që stresi dëmton frytin.

Këshilla

Shmangni situatat stresuese të cilat ju lodhin dhe ju zvogëlojnë kënaqësinë në shtatzani.

Sëmundjet infektive

Rreziku për foshnjen

Lija e ujit, lija e dhenve, rubeola mund të ndikojnë në zhvillim të foshnjes.

Këshilla

Nëse keni patur ndonjërën nga sëmundjet e paraqitura apo nuk jeni vaksinuar kundër tyre, shmangni shoqërimin me fëmijët të cilët janë të sëmurë apo shmangni shkuarjen ku mund ti merrni – çerdhet, shkollat, respektivisht vendet e dendura me popullatë.