Category Archives: Vogelushet

Shprehi të ëmbla me më pak sheqer

Kur përmenden ditëlindjet, festat apo ndonjë aheng tjetër, fëmijët gjithmonë gëzohen shumë. Shumica e tyre mendojnë për tortën, ndërsa shumica e nënave konsiderojnë sheqerin gjithsesi të pranishëm në ëmbëlsirat e domosdoshme. Si ta shmangim?

Në vizita, sheqerit nuk mund ti shmangeni por nëse tortën apo ëmbëlsirat tjera i pregatitni në shtëpi keni parasysh që sheqeri nuk bën pjesë në gjërat ushqimore të domosdoshme për jetë, se ai është mjaft i pranishëm në qumësht, në karbohidrate, në pemë dhe shumë lloje perimesh.

Për këto arsye ai mund të dozohet në mënyrë më të shëndetshme dhe nuk duhet shtuar në qumësht apo në sallata pemësh.

Mos harroni që shija e ëmbël krijon shprehi!

Më mirë është të anuloni përdorimin e sheqerit dhe ta mësoni fëmijën tuaj me nivele të ndryshme të ëmbëlzimit.

Kur vendosni që të përdorni sheqerin në ushqimin e fëmijës mos u limitoni vetëm në sheqerin e bardhë të rafinuar por ndërroni shijen me mjaltë apo me sheqer ngjyrë kafe.

Tortë pa sheqer, si është kjo e mundur?

Ndoshta nuk është, por kur pregatitni tortë në shtëpi mund ti ndryshoni sasinë e sheqerit sipas dëshirës dhe kështu mund ta zvogëloni dozën e sheqerit madje gjer në ¼ e sasisë që përshkruhet në recetë.

Kjo është plotësisht e mjaftueshme për vogëlushët.

A duhen dhënë çokollatat, biskotat apo patatinat?

Fëmijët e moshave 1-3 vjeç i shikojnë këto ushqime që mund të jenë shumë të kripura apo të ëmbla, me yndyrë, të reklamuara nëpër dyqane, ose në televizor. Këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, prandaj mund të jepen vetëm në raste të rralla festash, banketesh.

Për të mos pasur probleme me fëmijët tuaj, mos i mbani këto ushqime në shtëpi. Nëse fëmija do t’i shikojë dhe nuk do t’i hajë, mund të jetë me të vërtetë një problem për ju dhe atë.

Ju përsëri duhet të jeni një prind model dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme në vaktet e ndërmjetme, si dhe të bleni vetëm me raste ushqime që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.

Shumë prindër kanë vënë re se fëmijët e tyre ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë apo shikojnë në televizor, radio etj.

Fëmijët e vegjël besojnë gjithçka që shikojnë në televizor. Ato nuk e kuptojnë reklamën, zbavitjen, tregtinë etj. dhe prindërit shpesh e kanë të vështirë të kundërshtojnë ngrënien e këtyre prodhimeve të reklamuara dhe dëshirën natyrale të fëmijës për të ëmbla, së bashku me kënaqësinë që ai ndjen nga ngrënia e tyre.

Një tjetër shqetësim në rritje i prindërve është shtimi i ushqimeve që quhen “ushqime të shpejta” si sufllaqe, hamburger, të cilat sot tregtohen në shumë dyqane ushqimore. Gjithnjë e më shumë fëmijët në këtë moshë lihen në duart e kujdestarëve të çerdhes, gjyshërve, kujdestarëve në shtëpi etj. Shumë prej tyre nuk e bëjnë detyrën e tyre për t’i dhënë fëmijës një ushqyerje të shëndetshme sepse nuk arrijnë ta bëjnë, apo nuk u intereson. Ju duhet të vëzhgoni së bashku me kujdestarët e fëmijës se me çfarë ushqehet fëmija, ashtu siç vëzhgoni rritjen dhe zhvillimin e tij.

Duke punuar së bashku, ju do të siguroheni që ushqimi i fëmijës është i përshtatshëm dhe po nxiten zakonet e ushqyerjes se shëndetshme.

 

© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë

Fëmijët dhe ëmbëlsirat

Fëmijët i duan ëmbëlsirat. Nëse mësohen që në vegjëli të hanë gricka të ndryshme, çokolata, bonbona, ata do të mësohen me shijen e tyre të ëmbël dhe do të duan ti hanë ato çdo ditë.

Të rriturit i japin fëmijëve ëmbëlsira më së shpeshti nga shprehia: “të gjitha hanë ëmbëlsira, prandaj edhe fëmijët e mi”, këtë do e ndëgjoni më së shpeshti.

Jo rrallëherë ndodh që gjatë shëtitjes në park, në shtëpi, apo në gosti, madje edhe në dyqane, fëmijëve iu japin ndonjë bonbone, çokolatë, apo qese të patatinave. Kjo shprehi e fëmijëve i bën ata konsumues të rregullt të shumë ëmbëlsirave dhe prodhimeve të njelmëta të cilat nuk përmbajnë asnjë përbërës ushqyes.

Nëse fëmiu juaj më me dëshirë i ha çokolatat apo grickat sesa drekën apo darkën, ja disa këshilla të cilat i kanë pregatitur ekspertët e Universitetit të Miçigenit, të cilat mund të ju ndihmojnë që të zvogëloni sasinë e ëmbëlsirave të cilat fëmijët në raste të shpeshta do ti hanin:

• Lejojini një sasi të caktuar të ëmbëlsirave, por mos i heqni tërësisht nga ushqimi fëmiut. Nëse bëni tabu nga ëmbëlsirat, fëmiu vetëm se do të dëshirojë më shumë ti hajë. Prandaj ëmbëlsira – po, por me masë.

• Kur mos mbani pako të shumta të ëmbëlsirave në kuzhinë. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë që nëpër raftet e kuzhinës ka pako çokolatash apo bonbonash, ai natyrshëm do të dëshirojë ti hajë ato në moment. Më mirë mbani pemë të thata apo të freskëta.

• Kur ti jepni fëmiut ëmbëlsirë, bëjini të ditur sasinë e ëmbëlsirës e cila i lejohet për atë rast. Nëse thoni “do ta kesh një copë” atëherë fëmiut jepini vetëm atë sasi.

• Mundohuni ti ruani embelsirat per desert, ne vend qe ti jepni ato si zevendesim ne mes shujtave kryesore. Mes shujtat do te duhet te permbanin peme apo qumesht (ushqime qumeshtore). Ne kete menyre, femiu nuk do te beje shprehi te haje embelsira mes shujtave.

Këpurdhat në ushqimin e fëmijëve

Këpurdhat përmbajnë riboflavin, folat, magnez dhe zink, të gjithë faktorë kyç për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve

Rreth çështjes së kur duhet fëmijët të fillojnë me vakte të kërpudhave, opinionet e ekspertëve janë të ndara, megjithatë, mendimi mbizotërues ishte në mes të moshës 7-12 muaj dhe atë shumë gradualisht. Është e dëshirueshme që përgatitja e kërpudhave të bëhet së bashku me perime të tjera dhe përmes metodës së lehtë të zierjes. Me pak fjalë, fëmijët duhet të mësohen me shijen e kërpudhave, dhe kjo merr kohë. Këpurdhat kanë qenë gjithmonë ushqim me kalori të ulët, duke i bërë ato një ushqim të mirë për fëmijët me mbipeshë ose fëmijët, prindërit e të cilëve janë të prirur për mbipeshë.

Përveç pjesëmarrjes së lartë të ujit, kërpudhat përmbajnë beta glukan-me aktivitet anti-inflamator dhe një formë të veçantë të antioksidantëve (ergotionina), që është rezistente ndaj trajtimit të ngrohjes. Pervec kesaj, këpurdhat përmbajnë riboflavin, folat, magnez dhe zink, të gjithë faktorë kyç për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Për fillim, është mirë që fëmijëve për vakt të parë të përgatiten kërpudhat të përziera me perime të tjera, në mënyrë që të “maskohen”, dhe më vonë mund të jenë të përgatitura me vezë apo edhe pa asgjë. Është e rëndësishme për të eliminuar neverinë për shkak të aromës dhe shijes së natyrshme të kërpudhave. Prandaj, propozohet shërbimi i vakteve të vogla dhe duke i rritur gradualisht. Oferta jonë më e shpeshtë në rrethin tonë janë shampinjonët, prandaj duhet ti zgjedhni nga ato më të mëdha dhe të pastra. Kërpudhat tjera, veçanërisht ato me një erë të ndyrë të urinës duhet të shmangen. Përgatitja me anë të metodës së zierjes, do të maskojë me shkathtësi shijen e këpurdhave, e cila në këtë rast është problemi më i madh. Për këpurdhat thuhet se janë “mishi i të varfërve”, prandaj tek fëmijët kjo shërben si zëvendësues i mirë i mishit. Është kënaqësi për të bërë një salcë, në bazë me shije djathi, e cila shkon përsosmërisht me kërpudha.

Omletë apo vezë të fërguara me kërpudha dhe djathë të integruar, më tepër do të jenë tërheqëse për një vakt, veçanërisht nëse prindërit kanë dy ose tre fëmijë. Këpurdhat e ziera ngadalë, mund të kombinohen në sallata makaronash dhe perime, me mundësi kombinimi të kërpudhave, vajit ullirit, hudhërave dhe djathit. Në pjatë tipike me makarona dhe djathë, mund të shtohen si një aromatizues kërpudhat e zier ngadalë, te copëtuara etj.

Në fillim, sidomos tek fëmijët e vegjël, nuk është e këshillueshme që kërpudhat të piqen në vaj, sepse sistemi i enzimës së stomakut tek fëmijët e vegjël është i pazhvilluar. Preferohet këpurdha e zier, por më së miri është ajo e zier në pak ujë me vaj ulliri. Gjithmonë janë të mirëseardhura erëzat sepse edhe tek të rriturit ato nuk harrohen asnjëherë. Tek të rriturit shtohet edhe piperi, por në asnjë mënyrë edhe tek fëmijët e vegjël, sepse në këtë mënyrë do ti refuzojnë ushqimet e tilla.

Është e rëndësishme që kërpudhat të mos mbeten termikisht të papërpunuara, sepse siç është e njohur, gjatë rritjes dhe paketimit të kërpudhave mund të jenë të kontaminuara helmet ushqimore, ku në rastet e fëmijëve të vegjël janë shumë të rrezikshme.

Tek fëmijët vegjetarianë, vaktet me këpurdha mund të fillojnë në moshën 8-10 muajshe. Preferohet pra, që të shërbehen së bashku me perime dhe erëza. Është e vërtetë që ka fëmijë që janë alergjikë në këpurdhat glikoproteine, atëherë ushqyerjen me këpurdha duhet shmangur. Për fat të mirë, ky lloj i alergjisë është mjaft i rrallë.

Praktika e institucioneve të fëmijëve në perëndim, tregon se fëmijët i duan kërpudhat e ziera me spinaq. Në rrethin tonë, kjo mund të jetë një omletë me vezë të fërguara me këpurdha, të spërkatura me thërrime djathi. Këpurdhat janë klasifikuar si perime, për shkak se ato janë në fakt bimë pa klorofil.

Të gjitha karakteristikat ushqyese të perimeve, mund të vihen re edhe tek kërpudhat: përmbajtja e ulët e karbohidrateve, përmbajtja e lartë e kaliumit dhe vlera e ulët kalorike, që do të thotë se një vakt të përgatitur nga kërpudhat, mund ta hajë çdo njeri pa frikë nga kaloritë.

Shumica, përdorimin e këpurdhave në kuzhinë e harrojnë plotësisht, por në fakt ato duhet të jenë një vakt i përditshëm, sidomos për fëmijët mbipeshë. Përveç kësaj, për dallim nga mishi, këpurdhat nuk përmbajnë kolesterol dhe yndyrëra të ngopura.

Një vakt prej 84 g kërpudhash, përmban vetëm 3 gram karbohidrate dhe 20 kalori, kështu që pa vonesë ky artikull ushqimorë mund të quhet si ai me më së paku kalori. Çfarë është shumë e rëndësishme të dihet, është që 84 g këpurdha përmbajnë madje 300 mg kalium. Jo pa arsye, kërpudhat kanë gjetur vendin e tyre në menutë e diabetikëve dhe të tjerëve që duhet të konsumojnë një vakt dietal. Për shkak të përmbajtjes së lartë të strukturave fibroze (beta-glukan), kepurdhat janë një mënyrë e shëndetshme për të parandaluar më pas shfaqjen e kancerit në disa vende (zorrë të trashë).

Mënyra më e mirë për të mbajtë vitaminat dhe ushqyesit tjerë të këpurdhave është që të përgatisni sallatë kërpudhash, por kjo formë e të ngrënit nuk rekomandohet për fëmijët, sidomos foshnjat për shkak të mundësisë së ndotjes bakteriale të kërpudhave.