Category Archives: Shtatzania

1-jave shtatzene

SI TA KUPTOJ METODEN DMF?

 

Harro gjithcka qe mendon se di mbi castin kur ka ndodhur ngjizja. Nuk ka rendesi koha kur ti mendon (ose di) se ke ngelur shtatzene. Mjeku ose mamia gjithmone do ta llogarisin ate nga dita kur ka filluar Dita e pare a Menstruacioneve te Fundit (DMF). Arsyeja kryesore pse shtatzenia llogaritet nga ky cast dhe jo nga ai kur ka ndodhur ovulacioni (koha kur ne te vertete ke ngelur shtatzene), eshte se shume gra nuk e dine me siguri kur u ka ndodhur ovulacioni. Ne menyre qe te llogaritet shtatzenia per cdo grua shtatzene me te njejtin kalendar, pavaresisht ndryshimeve te ciklit te tyre, mjeku ose mamia do te perdore metoden DMF per te bere njesimin. Pra, edhe pse eshte corientuese per ne qe nuk jemi mjeke profesioniste, behu edhe ti pjese e ketij corientimi. DMF-ja eshte standarti dhe, me e rendesishmja , kjo eshte menyra se si do te llogaritet edhe per ty data e caktuar e lindjes.

0-javeshe shtatzene

mujori-i-pare

E VERTETA E PAMOHUESHME – Ende nuk je shtatzene!

 

Mire se erdhe ne javen e pare te shtatzenise! Shtatzenia jote (dhe cdo shtatzeni tjeter) fillon ne diten e 280-te dhe do te zgjase perafersisht 40 jave. Pervecse… gjeje cfare? Ne diten e 280-te, diten e pare te vertete te shtatzenise sate, ti nuk je ende shtatzene. Ne fakt, sapo te kane ardhur periodat!  Coroditese, apo jo? Nese kjo te huton, nuk je e vetmja. Vazhdo lexo me tej…

 

NE KETE PIKE – po perballesh me sfiden e pare te shtatzenise

 

Shtatzenia eshte nje provoje e mrekullueshme, por gjithashtu shume e veshtire.m Ne fakt, gjeja e pare e veshtire per t’u kuptuar plotesisht eshte. Pse thuhet se nje shtatzeni zgjat 280 dite, nderkohe qe te gjitha llogaritjet e tua tregojne ndryshe? Pra pse mjeku ose mamia thone keshtu? Arsyeja eshte sepse ata po perdorin Diten e pare te menstruacioneve te Fundit (DMF) nje metode per llogaritje e kohezgjatjes se shtatzanise. Me shume mbi kete do te lexosh ne javen e ardhshme.

 

KESHILLA NGA NENAT – Vetem dy javet e para jane te lehta!

 

“Edhe pse kam qene dy here shtatzene, akoma nuk e kam kuptuar kete punen e DMF-se. Di vetem se 2 javet e para te shtatzenise, kur ne te vertete nuk kam qene shtatzene, jane te vetmet qe mund te quhen te lehta.”

_ Klara, mamaja e Anes dhe e Grejsit

 

1 -Jave Shtatzene

Konceptimi: Nga veza në embrion

nga-veza-ne-embrion
Konceptimi: Nga veza në embrion

Në momentin kur një spermatozoid i vetëm penetron një vezë të pjekur, ndodh konceptimi apo fertilizimi.Për të kuptuar më mirë procesin e jashtëzakonshëm të konceptimit, udhëtoni me ne, nga veza e vogël, duke u rritur në embrion.

 

 

 Ovulacioni

Çdo muaj, një vezë e pjekur lëshohet nga një prej dy vezoreve të gruas – kjo quhet ovulacion.

Ovulacioni zhvillohet rreth dy javë pas ditës së parë të periudhës së fundit menstruale.

 

Kalimi në tubën fallopiane

Pasi veza lirohet nga vezorja, ajo udhëton në tubën fallopiane ku edhe mbetet deri sa spermatozoidi i vetëm e penetron atë gjatë fertilizimit.

 

Udhëtimi i mundimshëm i spermës

Mesatarja e shkarkimeve të derdhjes së spermës nga 40 – 150 milion, të cilat notojnë në rrjedhën e sipërme në drejtim të tubave fallopiane në misionin e tyre për të fekonduar një vezë. Spermatozoidet që notojnë shpejtë mund të arrijnë në vezë për një gjysëm ore, ndërsa të tjerët edhe për disa ditë. Spermatozoidet mund të jetojnë deri në 48-72 orë. Vetëm disa qindra mund të afrohen tek veza, për shkak të shumë barrierave natyrore dhe pengesave që ekzistojnë në traktin riprodhues të femrës.

 

Fekondimi: Sperma penetron vezën

Nëse qeliza sperme takon dhe penetron një vezë, ajo do të fekondojë vezën. Kur ndodh fertilizimi, ndryshimet ndodhin në sipërfaqen e vezës për të parandaluar spermat tjera nga penetrimi. Në momentin e fekondimit, përbërja gjenetike është e plotë, duke përfshirë edhe gjininë e foshnjes.

Qelizat fillojnë të ndahen

Veza e fekonduar fillon ndarjen me shpejtësi, duke u rritur në shumë qeliza. Ajo e lë tubën fallopiane dhe hyn në mitër tri apo katër ditë pas fekondimit.

Rrallëherë, veza e fekonduar nuk e lë tubën fallopiane, kjo quhet një shtatzëni e tubave ose shtatzëni ektopike dhe është e rrezikshme për nënën.

Implantimi

Pas hyrjes në mitër, veza e fekonduar hyn në rreshtin e mitrës ose endometrium. Ky proces quhet implantim. Qelizat vazhdojnë të ndahen.

 

Hormonet e shtatzënisë

 

HCG (Human Chorionic Gonadotropin) është hormoni që është i pranishëm në gjak, mbrenda një javë konceptimi. Është hormoni i cili detektohet në gjak apo në urinë gjatë testit të shtatzënisë, por zakonisht duhen tre apo katër javë që nivelet e HCG-së të jenë mjaft të larta që të detektohen nga testi shtëpiak i shtatzënisë. Sekretohet nga qelizat që zhvillohen në placentë.

Zhvillimi fetal

Pas implantimit, disa qeliza bëhen placentë përderisa disa të tjera bëhen embrion. Zemra fillon rrahjet gjatë javës së pestë. Truri i bebit, palca kurrizore, zemra dhe organet tjera fillojnë të formohen. Në javën e tetëtë zhvillimit të bebit, tanimë të quajtur fetus, është 1.6 cm. Termi i plotë i lindjes zakonisht ndodh rreth 40 javëve.

Si të vie gjer tek fekondimi?

fekondimi

Çfarë është ovulimi?

Gjatë rrugës, qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza

Gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi juaj përgatitet të ovulojë – hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë mbrendësinë e mitrës, endometriumin, që të trashet, në mënyrë që të pregatitet për qelizën vezë të pllenuar.

Lirimi i qelizave vezë – ovulimi, ndodh më së shpeshti gjatë dy javëve pas ditës së parë të ciklit menstrual por kjo mvaret nga gjatësia e ciklit, kështu që ovulimi nuk është gjithmonë në ditën e katërmbëdhjetë të ciklit. Kur vie gjer te ovulimi, qeliza vezë fillon të udhëtojë nëpër kanalin vezorë ku zakonisht fekondohet.

Çfarë ndodh pas fekondimit të qelizave vezë?

Pas fekondimit të qelizës vezë (fertilizimi), vazhdon rrugën për në mitër, dhe vendoset në mbrendinë e saj (implantimi). Gjatë rrugës qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza, ndërsa mbrendia e saj mbushet me lëng i cili thirret blastocistë.

Blastocista ka dy shtresa të qelizave – të mbrendshme dhe të jashtme. Nga ato të jashtme do të formohet placenta, dhe nga e mbrendshmja foshnja. Diametri i blastocistës është 0.1 – 0.2 mm. Njëkohësisht krijohet edhe qesja e verdhë, e cila do të jetë burim ushqimi për foshnjen derisa të formohet placenta.

Si krijohen binjakët?

Nëse nga vezorja lirohen dy qeliza vezë dhe fekondohen me dy spermatozoide të ndara, janë krijuar dizigotët apo binjakët dyvezore, të cilët kanë material të ndryshëm gjenesh. Ata mund të jenë me gjini të njejtë apo të kundërt, mund të ngjajnë ose jo.

Nëse fekondohet një qelizë vezë dhe më vonë ndahet në dy pjesë, vie gjer tek krijimi i binjakëve identikë njëvezorë apo monozigotë. Nëse ndahet në tre pjesë, krijohen trenjakët, e kështu me rradhë…

Binjakët identikë kanë material të njejtë gjenesh, janë të gjinisë së njejtë dhe ngjajnë. Vetëm një e treta e binjakëve janë identike, gjegjësisht monozigotë.

Si ta kuptoj nëse është bërë fekondimi?

Kur vie gjer tek implantimi, qafa e mitrës bëhet më e butë, dhe mbushet me sekret të trashë i cili mbron mbrendinë e mitrës nga infeksionet. Gjatë implantimit mund të vie gjer te gjakderdhja e madhe dhe dhembja. Mos u habitni, kjo është normale, por nuk do të thotë që paraqitet tek të gjitha gratë. Shumica e grave nuk e dijnë saktësisht se kur është bërë fekondimi.

Nëse nuk ju vijnë mestruacionet në periudhën kur do të duhej, mund të kontrolloni nëse jeni shtatzënë pikërisht përmes hormonit i cili sekretohet në shtatzani – HCG. Testet të cilat përdoren për vërtetimin e shtatzanisë blehen në barnatore dhe maten me sasinë e këtij hormoni që gjendet në urinën tuaj. Këtë test mund ta bëni edhe në shtëpi.

Çfarë do të më këshillojnë mjekët, kur të kuptoj që jam shtatzënë?

Nëse shtatzania ka qenë e planifikuar, atëherë me siguri që me udhëzim të mjekut ju keni filluar me konsumimin e acidit folik në doza prej 0.4 mg në ditë – tre muaj para konceptimit. Do të vazhdoni me përdorimin e tyre gjer në javën e 12 të shtatzanisë, dhe më pas do të udhëzoheni nga mjeku se çfarë do të bëni më tej.

Kjo terapi zvogëlon mundësitë e paraqitjes së problemeve me kurriz të foshnjes.