Category Archives: Perralla

Plakat e Marsit

plakat-e-marsit

Gjithmonë, në fund të marsit, gati 3 ditët e fundit bën shumë ftohtë. Të vjetrit thonë se këto ditë janë ditët e plakave.
Gojëdhana e ditëve të ftohta të marsit ka disa versione. Këtu u mundova të mbledh disa prej tyre:…….

Molla e Artë

molla-e-arte

Na ishte seç na ishte…

Na ishte njëherë një mbret…

Njëherë, mbreti përhapi fjalë në tërë mbretërinë: “Atij që do të më thotë gënjeshtrën më të madhe do t’i jap një mollë të artë!”

Erdhën plot njerëz që rrëfyen gënjeshtra, …

Shqiponja, sorra dhe bariu

shqiponja

Një shqiponjë shigjetoi me vrull nga një shkëmb i lartë dhe rrëmbeu një qengj.
Një sorrë që e pa, plasi nga zilia dhe deshi të bënte edhe ajo të njëjtën gjë. U ul me zhurmë dhe qëndroi mbi një dash. Po iu pleksën thonjtë në leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahë me forcë, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi pranë, e zuri dhe i preu ca pendë.
Në mbrëmje e mori me vete dhe ua shpuri fëmijëve.
Kur ata e pyetën se ç’lloj zogu ishte, ai iu pergjigj:
– Eshtë një sorrë, që e mban veten për shqiponjë.

Dreri dhe Luani

dreri-dhe-luani

Një dre i etur erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri
re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u