Category Archives: Konceptimi

Konceptimi: Nga veza në embrion

nga-veza-ne-embrion
Konceptimi: Nga veza në embrion

Në momentin kur një spermatozoid i vetëm penetron një vezë të pjekur, ndodh konceptimi apo fertilizimi.Për të kuptuar më mirë procesin e jashtëzakonshëm të konceptimit, udhëtoni me ne, nga veza e vogël, duke u rritur në embrion.

 

 

 Ovulacioni

Çdo muaj, një vezë e pjekur lëshohet nga një prej dy vezoreve të gruas – kjo quhet ovulacion.

Ovulacioni zhvillohet rreth dy javë pas ditës së parë të periudhës së fundit menstruale.

 

Kalimi në tubën fallopiane

Pasi veza lirohet nga vezorja, ajo udhëton në tubën fallopiane ku edhe mbetet deri sa spermatozoidi i vetëm e penetron atë gjatë fertilizimit.

 

Udhëtimi i mundimshëm i spermës

Mesatarja e shkarkimeve të derdhjes së spermës nga 40 – 150 milion, të cilat notojnë në rrjedhën e sipërme në drejtim të tubave fallopiane në misionin e tyre për të fekonduar një vezë. Spermatozoidet që notojnë shpejtë mund të arrijnë në vezë për një gjysëm ore, ndërsa të tjerët edhe për disa ditë. Spermatozoidet mund të jetojnë deri në 48-72 orë. Vetëm disa qindra mund të afrohen tek veza, për shkak të shumë barrierave natyrore dhe pengesave që ekzistojnë në traktin riprodhues të femrës.

 

Fekondimi: Sperma penetron vezën

Nëse qeliza sperme takon dhe penetron një vezë, ajo do të fekondojë vezën. Kur ndodh fertilizimi, ndryshimet ndodhin në sipërfaqen e vezës për të parandaluar spermat tjera nga penetrimi. Në momentin e fekondimit, përbërja gjenetike është e plotë, duke përfshirë edhe gjininë e foshnjes.

Qelizat fillojnë të ndahen

Veza e fekonduar fillon ndarjen me shpejtësi, duke u rritur në shumë qeliza. Ajo e lë tubën fallopiane dhe hyn në mitër tri apo katër ditë pas fekondimit.

Rrallëherë, veza e fekonduar nuk e lë tubën fallopiane, kjo quhet një shtatzëni e tubave ose shtatzëni ektopike dhe është e rrezikshme për nënën.

Implantimi

Pas hyrjes në mitër, veza e fekonduar hyn në rreshtin e mitrës ose endometrium. Ky proces quhet implantim. Qelizat vazhdojnë të ndahen.

 

Hormonet e shtatzënisë

 

HCG (Human Chorionic Gonadotropin) është hormoni që është i pranishëm në gjak, mbrenda një javë konceptimi. Është hormoni i cili detektohet në gjak apo në urinë gjatë testit të shtatzënisë, por zakonisht duhen tre apo katër javë që nivelet e HCG-së të jenë mjaft të larta që të detektohen nga testi shtëpiak i shtatzënisë. Sekretohet nga qelizat që zhvillohen në placentë.

Zhvillimi fetal

Pas implantimit, disa qeliza bëhen placentë përderisa disa të tjera bëhen embrion. Zemra fillon rrahjet gjatë javës së pestë. Truri i bebit, palca kurrizore, zemra dhe organet tjera fillojnë të formohen. Në javën e tetëtë zhvillimit të bebit, tanimë të quajtur fetus, është 1.6 cm. Termi i plotë i lindjes zakonisht ndodh rreth 40 javëve.

Si të vie gjer tek fekondimi?

fekondimi

Çfarë është ovulimi?

Gjatë rrugës, qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza

Gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi juaj përgatitet të ovulojë – hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë mbrendësinë e mitrës, endometriumin, që të trashet, në mënyrë që të pregatitet për qelizën vezë të pllenuar.

Lirimi i qelizave vezë – ovulimi, ndodh më së shpeshti gjatë dy javëve pas ditës së parë të ciklit menstrual por kjo mvaret nga gjatësia e ciklit, kështu që ovulimi nuk është gjithmonë në ditën e katërmbëdhjetë të ciklit. Kur vie gjer te ovulimi, qeliza vezë fillon të udhëtojë nëpër kanalin vezorë ku zakonisht fekondohet.

Çfarë ndodh pas fekondimit të qelizave vezë?

Pas fekondimit të qelizës vezë (fertilizimi), vazhdon rrugën për në mitër, dhe vendoset në mbrendinë e saj (implantimi). Gjatë rrugës qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza, ndërsa mbrendia e saj mbushet me lëng i cili thirret blastocistë.

Blastocista ka dy shtresa të qelizave – të mbrendshme dhe të jashtme. Nga ato të jashtme do të formohet placenta, dhe nga e mbrendshmja foshnja. Diametri i blastocistës është 0.1 – 0.2 mm. Njëkohësisht krijohet edhe qesja e verdhë, e cila do të jetë burim ushqimi për foshnjen derisa të formohet placenta.

Si krijohen binjakët?

Nëse nga vezorja lirohen dy qeliza vezë dhe fekondohen me dy spermatozoide të ndara, janë krijuar dizigotët apo binjakët dyvezore, të cilët kanë material të ndryshëm gjenesh. Ata mund të jenë me gjini të njejtë apo të kundërt, mund të ngjajnë ose jo.

Nëse fekondohet një qelizë vezë dhe më vonë ndahet në dy pjesë, vie gjer tek krijimi i binjakëve identikë njëvezorë apo monozigotë. Nëse ndahet në tre pjesë, krijohen trenjakët, e kështu me rradhë…

Binjakët identikë kanë material të njejtë gjenesh, janë të gjinisë së njejtë dhe ngjajnë. Vetëm një e treta e binjakëve janë identike, gjegjësisht monozigotë.

Si ta kuptoj nëse është bërë fekondimi?

Kur vie gjer tek implantimi, qafa e mitrës bëhet më e butë, dhe mbushet me sekret të trashë i cili mbron mbrendinë e mitrës nga infeksionet. Gjatë implantimit mund të vie gjer te gjakderdhja e madhe dhe dhembja. Mos u habitni, kjo është normale, por nuk do të thotë që paraqitet tek të gjitha gratë. Shumica e grave nuk e dijnë saktësisht se kur është bërë fekondimi.

Nëse nuk ju vijnë mestruacionet në periudhën kur do të duhej, mund të kontrolloni nëse jeni shtatzënë pikërisht përmes hormonit i cili sekretohet në shtatzani – HCG. Testet të cilat përdoren për vërtetimin e shtatzanisë blehen në barnatore dhe maten me sasinë e këtij hormoni që gjendet në urinën tuaj. Këtë test mund ta bëni edhe në shtëpi.

Çfarë do të më këshillojnë mjekët, kur të kuptoj që jam shtatzënë?

Nëse shtatzania ka qenë e planifikuar, atëherë me siguri që me udhëzim të mjekut ju keni filluar me konsumimin e acidit folik në doza prej 0.4 mg në ditë – tre muaj para konceptimit. Do të vazhdoni me përdorimin e tyre gjer në javën e 12 të shtatzanisë, dhe më pas do të udhëzoheni nga mjeku se çfarë do të bëni më tej.

Kjo terapi zvogëlon mundësitë e paraqitjes së problemeve me kurriz të foshnjes.

Endometrioza


Çfarë është endometrioza?

Endometriumi apo mukoza e mitrës rrjedh dhe derdhet përmes vaginës gjatë ciklit menstrual.

Tek disa gra, indi endometrial bartet në një ind tjetër, dhe forcohet si për shembull në vezore. Aty indi vazhdon të reagojë në ndikimet hormonale gjatë ciklit menstrual, duke patur gjakrrjedhje çdo muaj dhe duke shkaktuar dhembje.

Përse endometrioza lajmërohet tek disa gra, dhe tek disa të tjera jo, ende është e panjohur.

Predispozitat gjenetike e kanë rolin e caktuar, përderisa ekspertët mendojnë që për këtë është fajtorë ndonjë çrregullim imunologjik.

Simptomet mund të jenë: dhembjet gjatë ciklit menstrual, dhembjet gjatë marrëdhënieve seksuale, fryrja, dhembja e shpinës dhe diarrea.

Me shqyrtimin e drejtpërdrejtë te indeve të organeve të barkut, me ndihmën e laparoskopit, ne mund të kontrollojmë nëse kemi të bëjmë me endometriozën.

Mjekimi: Me terapi hormonale mund të ndërpritet cikli menstrual, dhe me këtë edhe zhvillimi endometrial. Këto medikamente, megjithatë, kanë efekte anësore, siç janë: rritja e madhe e qimeve në trup, shtimi në peshë dhe aknet.

Format tjera të mjekimit përfshijnë menopauzën e përkohshme apo artificiale. Edhe pse mjekimi hormonal ndikon, dhembja kthehet në rreth 50 % të grave, në afat prej 5 vitesh.

Trajtimi kirurgjik kryhet nga lazerët, dhe përfshin heqjen e indeve endometriale “të bartura” në organe të tjera, por sëmundja shpesh rikthehet.

Tek disa gra kjo sëmundje shkakton infertilitet, por jo edhe të gjitha gratë që vuajnë nga endometrioza kanë probleme me konceptimin.

Impotenca

Rreth vështirësive për arritjen e erekcionit, mashkujt nuk janë të gatshëm të flasin dhe zakonisht komunikojnë me mjekun në mënyrë indirekte.

Një nga dhjetë meshkuj, krahas dëshirës seksuale përballet me impotencë, gjegjësisht me pamundësinë që të arrijë apo të mbajë erekcionin gjatë marrëdhënieve seksuale, thonë hulumtimet.

Për këtë çrregullim, ekspertët përdorin shprehjen “disfunksioni erektil”, në mënyrë që ta dallojnë nga të tjerët, siç janë dëshira e zvogëluar seksuale, vështirësitë me ejakulacion dhe arritja e orgazmës.

Faktorët psikologjike janë shkaku më i zakonshëm i dobësisë seksuale tek burrat e rinj, e cila ndryshon nga ereksionet e mëngjesit në ato të mbrëmjes. Pra, nëse egzistojnë ereksionet e natës dhe të mëngjesit, me tipare të njejta si dhe para lajmërimit të impotencës, atëherë shkaku është i natyrës psikogjenike.

Cili është shkaktari?

Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për shkaqe organike siç janë, moszhvillimi apo anomalitë e organeve gjenitale, lëndimet apo sëmundjet e palcës kurrizore, ku është e dëmtuar qendra për erekcion. Impotenca është paraqitje e shpeshtë edhe tek sëmundjet e rënda kronike siç është diabeti.

Megjithatë, kur është mashkulli i zhvilluar normalisht dhe i shëndetshëm, atëherë impotenca është zakonisht pasojë e gjendjes së tij emocionale apo ndjenjave negative ndaj partneres. Kjo psh mund të jetë, frika nga sëmundjet seksuale, nga pasojat e padëshiruara apo shtatzënia por edhe frika nga mossuksesi, i cili mund të jetë shkaktar i mjaftueshëm për mossukses të vërtetë. Poashtu, një nga arsyet për impotencë është ngarkesa rreth madhësisë së organit gjenital, për shkak të cilës shpesh bëhet kompleks.

Kërkoni ndihmë

Rreth vështirësive për arritjen e erekcionit, mashkujt nuk janë të gatshëm të flasin dhe zakonisht komunikojnë me mjekun në mënyrë indirekte. Megjithatë, për të gjetur shkakun dhe diagnozën e mjekimit, është e domosdoshme që mashkulli ti përshkruaj hapur vështirësitë e tij dhe të përgjigjet sinqerisht në pyetjet që i përcakton mjeku.

Mjekimi mvaret veçanërisht nga shkaku dhe në të marrin pjesë më shumë ekspertë: urologu, endokrinologu, kardiologu dhe psihiatri. Personave me peshë të madhe, u këshillohet që të zvogëlojnë peshën dhe të rrisin aktivitetin fizik. Mashkujve që konsumojnë duhan dhe alkohol në mënyrë të tepruar, u këshillohet të ndërpresin.

Ndihma nga natyra

Përdorni suplemente zingu, sepse ky mineral ndikon pozitivisht në prodhimin e hormoneve të ndryshme, duke përfshirë edhe testosteronin.

Merrni vitamin C, ai ndihmon enët e gjakut të bëhen më elastike, duke u lejuar atyre që të zgjerohen, kur iu duhet qarkullim më i madh i gjakut.

Acidet yndyrore Omega-3 nga vaji i peshkut përmirësojnë poashtu qarkullimin e gjakut.

Prodhimet e bletëve, mjalta, poleni dhe peltet mbretërore janë kurë magjike, e cila përmban të gjitha elementet e nevojshme, për të përforcuar dëshirën seksuale dhe për t`ju bërë jetën më të lumtur.