Category Archives: Foshnja ne Bark

Bebja 46 Javesh

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj tashmë me siguri kënaqet duke parë libra të ndryshëm, dhe duke shfletuar nëpër faqe, ndonëse ai nuk do ti kalojë faqet gjithmonë një nga një. Kënaquni me libra që kanë foto të mëdha, ose me libra të cilët mund të qëndrojnë lehtësisht në gishtat e vogla të fëmijës tuaj.

 

Për ti shtuar më shumë variacion kohës për lexim të fëmijës tuaj, dhe njëkohësisht për të gjetur se çfarë e tërheq më shumë atë, provoni bibliotekën e lagjies tuaj, ose seksionin e librave për fëmijë në ndonjë dyqan librash.

Jeta juaj: Festimi i ditëlindjes së parë të fëmijës tuaj

Është e vështirë të duket e mundur, por dita e madhe – festa e ditelindjes është duke u afruar. Një paralajmërim: Fëmija juaj do të jetë tejet i pavëmendshëm në lidhje me të gjitha gjërat që e rrethojnë, pavarësisht nga çfarë mund të bëni ju, dhe pa marrë parasysh se sa me kujdes ju planifikoni. Megjithatë mbani parasysh, se ngazëllimi shumë i madh mund ta trondisë atë.

 

Megjithatë, ju nuk mund të mohoni faktin se një mama apo një baba dëshiron të festojë. Këtu janë disa ide:

Festa në shtëpi. Bëjeni festimin të bukur dhe të thjeshtë, duke e organizuar atë në shtëpinë tuaj ose në kopsht. Fëmija juaj do të ndihet më rehatshëm atje, dhe është më e lehtë për ju që të organizoni ushqimin dhe dekoracionet. Ftoni disa fëmijë të njohur.

 

Bëjeni një çështje familjare. Planifikoni një drekë apo darkë me të afërmit tuaj. Fëmija juaj do të gëzohet duke parë plot fytyra të lumtura, dhe të njohura, dhe nëse ju bëni shumë foto, fëmija do të mund të ketë kujtime të përhershme të çdokujt që e do atë.

 

Nxirreni atë jashtë. Nëse fëmija juaj e ka ditëlindjen gjatë verës, zgjidhni një park në natyrë apo shesh lojërash dhe bëni një piknik të veçantë vetëm për familjen tuaj.

Shkoni në një kënd lojrash për foshnja. Shikoni për të organizuar një festë në këndin e lojrave të fëmijës tuaj, në lagjien tuaj, ku do të jetë plot me fëmijë të vegjël dhe plot me aktivitete të sigurta për mysafirët e vegjël.

 

Ndajeni ditëlindjen. Shikoni nëse ndonjë nga miqtë tuaj është duke festuar ditëlindjen e fëmijës së tij rreth të njëjtës kohë, dhe organizoni një festë së bashku. Kjo është një ide e mirë në qoftë se ju keni mbajtur kontaktet me shokët e kursit të lindjes së fëmijës tuaj, ose jeni pjesë e një grupi prindërish që ndajnë data të përafërta lindjeje. Por edhe këtu, është më mirë për të kufizuar numrin e të ftuarve.

Këshilla për prindërit: Dalja e dhëmbëve

‘Ngrini një kos natyral për të bërë lëpirëse të akullta, dhe kështu fëmija juaj do të mund të shijojë diçka të shëndetshme, ndërsa lehtësohet nga dhimbja e mishrave të dhëmbëve’ – S.

Ndani këshillat tuaja.

Bebja 45 Javesh

Si po rritet fëmija juaj?

Fjalët dhe tingujt e ngjashëm me fjalë, tani fillojnë të derdhen nga goja e fëmijës tuaj, dhe ai është plotësisht në gjendje ti përdorë ato me kuptimin që kanë. Me vazhdimin e zhvillimit të trurit të tij, vazhdojnë të zhvillohen edhe aftësitë e tij për të arsyetuar dhe për të folur.

 

Inkurajojeni interesin e tij për gjuhën dhe për të kuptuarit e komunikimit të dyanshëm, duke qenë një dëgjues i apasionuar dhe duke ju përgjigjur tingujve të tij. Për të përmirësuar aftësitë e tij në lidhje me kujtesën, luani lojra të cilat i përforcojnë këto aftësi.

Jeta juaj: Mosmarrëveshjet e disiplinës

Menjëherë sapo të keni krijuar gjuhën e përbashkët mbi zakonet e gjumit të fëmijës tuaj dhe se sa lodra duhet ti blini atij, lind një tjetër çështje bashkëprindërore që kërkon bashkëpunim: disiplina.

Mos harroni se ju dhe partneri juaj keni stile të ndryshme dhe vini nga përvoja prindërore të ndryshme. Kjo është një gjë e mirë dhe është e rëndësishme që të respektoni dhe të vlerësoni pikëpamjet e njëri-tjetrit. Të pasurit e opinioneve të forta, do të thotë se partneri juaj është i vëmendshëm për mënyrën se si fëmija do të mësojë të sillet dhe dëshiron të kontribuojë në këtë proces. Idetë e tij meritojnë të njëjtën konsideratë sa edhe tuajat.

 

Nëse ju vërtet nuk pajtoheni me një metodë të veçantë ose me një rregull, është më mirë që të flisni me të hapur, se sa duke e kritikuar ose nënvlerësuar njëri – tjetrin (ose vetëm duke heshtur). Jini specifike në lidhje me shqetësimet tuaja dhe mundohuni të shmangni të qënit parajgykuese ndaj ideve të partnerit tuaj. Tregojini atij se ju e dini se është e rëndësishme për të dy ju që të mund të arrini në një konsensus. Në mënyrë që disiplina të jetë efektive, ajo duhet të jetë konsistente.

 

Mund t’ju ndihmojë nëse ju bëni një hulumtim të vogël së bashku, në fushat e disiplinës në të cilat ju keni mendime e ide të ndryshme nga njëra tjetra, duke u konsultuar me libra të ndryshëm, rreth pro – ve dhe kundra – ve të metodave dhe teknikave të veçanta. Ju mund të gjeni aty edhe strategji të tjera që mund të jenë shumë më efektive se sa ato që ju kishit menduar.

Këshilla për prindërit: Përforcues të energjisë

‘Unë kam zbuluar se thjesht kalimi i një ore vetëm në shtëpi dhe në qetësi të plotë, është ndonjëherë gjithçka që më duhet për tu shplodhur dhe për të rimarrë energjitë për të cilat unë kam nevojë për familjen time’ – R.

Ndani këshillat tuaja.

Bebja 44 Javesh

Si po rritet fëmija juaj?

Fëmija juaj tani ka filluar që të kuptojë disa udhëzime të thjeshta, megjithëse ai ndonjëherë qëllimisht mund të zgjedhë t’ju injorojë kur ju i thoni “jo” (Për të krijuar mundësinë që kjo fjalë të ketë një peshë pak më të madhe, përdoreni atë me masë, vetëm për vendosjen e kufijve të rëndësishëm).

 

Edhe pse fëmija juaj mund të mos e kujtojë të nesërmen atë që ju i keni thënë sot, nuk është shumë shpejt për të filluar të vendosni disa kufij të caktuar dhe për të filluar mësimin e disa prej dallimeve të rëndësishme, si p.sh. e drejta nga e gabuara dhe e sigurta nga e pasigurta.

Jeta juaj: Ekuilibri mes punës dhe familjes

Personaliteti juaj ka ndryshuar që prej kohës së lindjes së fëmijës, dhe ju mund të pyesni veten se sa do të mund të integroheni apo të përshtateni si prindër dhe në të njëjtën kohë edhe si punëtorë në vendin e punës tuaj. Përgjigja varet kryesisht nga kultura dhe stili i caktuar i vendit të punës tuaj. Shikoni përreth dhe vëzhgoni me kujdes se sa nëna dhe baballarë të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë si edhe ju, dhe udhëhiquni nga shembulli i tyre. A i shfaqin mbikëqyrësit tuaj fotografitë e familjeve të tyre? A përfitojnë prindërit e tjerë nga mundësitë e ndryshme që ofrohen, si p.sh. ndonjë orar i shkurtuar?

 

Ju mund të keni nevojë për të marrë ndonjë pushim ose për të kufizuar orët që ju punoni, për shkak të fëmijës tuaj. Nëse peshoni se cili prioritet – fëmija apo puna – ka përparësi në një situatë të caktuar, është mirë që të merrni parasysh fleksibilitetin e vendin tuaj të punës, kohën totale që keni në dispozicion, dhe mënyrën se si e keni zgjidhur kujdesin ndaj fëmijës tuaj. Kur fëmija juaj është i sëmurë, ju mund të preferoni të qëndroni vetë me të, ndërkohë që mund të lini bashkëshortin tuaj ose dadon të merret me gjërat e tjera, për shembull. Ose ju mund të vendosni për të qënë pranë fëmijës tuaj, për të gjitha vizitat mjekësore, por duke u përpjekur për ti rregulluar ato pas orarit të punës, në mënyrë që të minimizoni kohën e qëndrimit larg nga puna juaj.

 

Pastaj, në vend që të përqëndroheni në kohën gjatë të cilës ju nuk mund të jeni në punë, mendoni se si të shfrytëzoni në mënyrë sa më efikase kohën që ju kaloni atje. Konsideroni mbajtjen e rregullt të listave me “gjërat për tu bërë“, duke punuar në orarin e pushimit të drekës në vend të qëndronin pas orarit të punës, si dhe eleminimin e sa më shumë aktiviteteve personale në punë, që të jetë e mundur.

Këshilla për prindërit: Këshilla për kohën e darkës

‘Fëmijës tim nuk i pëlqen aspak kur unë e marr për ti fshirë duart dhe fytyrën. Unë bëj sikur po fshij fytyrën time të parën duke thënë: “ne fshijmë në fillim fytyrën e mamit, pastaj ne fshijmë fytyrën tënde”. Atij i pëlqen shumë kjo gjë dhe kështu fillon të qeshë, në vend që të qajë dhe të bërtasë’ – H.

Ndani këshillat tuaja.

Bebja 43 Javesh

Si po rritet fëmija juaj?

Fëmija juaj tashmë mund të ecë ndërkohë që mbahet duke shtrënguar duart tuaja, dhe ai do të zgjasë krahun ose këmbën e tij për t’ju ndihmuar juve kur jeni duke e veshur atë. Në kohën e ushqimit, ai mund të jetë në gjendje për të kapur një gotë me duart e tij, dhe për të pirë prej saj në mënyrë të pavarur (edhe pse disa fëmijë nuk munden ta bëjnë këtë edhe për disa muaj në vazhdim). Ai gjithashtu mund të jetë në gjëndje që të hajë vetë një vakt të tërë, duke e kapur ushqimin me duar.

 

Pasi fëmija juaj të jetë në gjendje për të pirë vetë nga një filxhan, ju mund t’ju duhet të tregoheni të kujdesshme, sepse pasi ai pasi të ketë pirë, mund ta vendosë filxhanin butësisht mbi tavolinë, por në të njëjtën kohë mund të vendosë që ta gjuajë atë.

Jeta juaj: Funksionimi me më pak gjumë

Askush nuk funksionon mirë kur nuk bën gjumë aq sa duhet. Këtu janë disa taktika të provuara dhe të testuara, për ato momente kur mungesa e gjumit ju mbërthen:

• Dilni jashtë për të marrë ajër të pastër. Një shëtitje e shpejtë në parkun pranë shtëpisë tuaj, mund të bëjë mrekullira.

• Edhe më mirë akoma, do të ishte nëse e çoni fëmijën tuaj për të bërë not. Kjo do t’ju rifreskojë juve dhe në të njëjtën kohë, do ta lodhë fëmijën tuaj, kështu që ju mund të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës.

• Pini shumë ujë – dehidratimi mund ta përkeqësojë lodhjen tuaj.

• Merrni një sy gjumë kur mundeni. Një dremitje prej 15 minutash, ndërkohë që fëmija juaj fle, ose gjatë kohës tuaj të pushimit në drekë nëse jeni kthyer në punë, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më energjike gjatë pasdites.

Këshilla për prindërit: Rutina e qëndrueshme

‘Unë mendoj se të mbajturit e një rutine të qëndrueshme, që nga lindja, është me të vërtetë një mënyrë mjaft e mirë për ta bërë fëmijën tuaj të ndihet i lumtur dhe i sigurtë. Vajza ime e vogël shkon në shtrat në orën 8 çdo mbrëmje dhe nuk njeh orare të tjera, kështu që ajo sillet shumë mirë në kohën e gjumit’ – L.

Ndani këshillat tuaja.