Category Archives: Bebja & Kujdesja

Detyrat e Konsultores

konsultorja

Konsultorja e gruas ndjek gruan gjate gjithe shtatzenise se saj. Ajo kujdeset per ruajtjen e shendetin te gruas dhe per marrjen e masave te nevojshme ne rast se semuret.

 

Shendeti i gruas gjate shtatzenise ndikon shume mbi shendetin e foshnjes qe eshte duke u zhvilluar ne trupin e saj.

 

Konsultorja e femijes ndjek zhvillimin e mire te foshnjes qe nga lindja ose nga dita qe del prej shtepise se lindjes dhe deri sa mbush

moshen  3 vjec.

 

Konsultorja e femijes tregon kujdes ne te gjitha drejtimet. Personeli i konsultores shikon dhe ndjek ruajtjen e shendetit te femijes duke u kujdesur qe te ushqehet drejte, te mbahet me higjienen e nevojshme, te kalitet, te mbrohet nga semundjet ngjitese, te beje vaksinimet ne kohen e duhur.

 

Konsultorja bashkepunon me prinderit dhe i meson keta per te rritur femije te shendoshe. Personeli i konsultores punon ne qendren e vecante (ne konsultore) ku ka te gjitha mjetet per te ndjekur rritjen e femijes. Njekohesisht ky personel, dhe kryesisht mjeku, duhet te bejne nje pune te madhe edhe ne shtepite, ne banesat.

 

Duke vajtur e qendruar ne shtepi personeli i shendetesise do te jete ne gjendje te njohe me mire kushtet ne te cilat mbahet femija. Personeli i shendetesise, se bashku me nenen, me baben dhe me gjithe familjaret e tjere, duhet te veje ne jete te gjithe ato kushte qe jane te nevojshme per nje rritje e zhvillim te mire te femijes, duke ndrequr gabimet e te metat aty ne vend.

 

Eshte vene re vazhdimisht se puna e personelit shendetesor e bere ne shtepi ka vlere me te madhe se sa puna e bere ne forme leksionesh e keshillash te shkeputura nga vendi kur rritet femija.

 

Po sjellim si shembull larjen e femijes. Eshte shume me e frutshme qe infermierja ose mamia te pergatise cdo gje te nevojshme per larjen e femijes se bashku me nenen dhe t’i beje banjen duke e ndihmuar ajo vete nenen. Po kete gje do te themi per gatuarjen e ushqimeve te femijes, per veshmbathjen, per shtratin, per dhomen, per guzhinen, per raftin e eneve dhe te tjera.

 

Me kete nuk themi se leksionet, shkollat e nenes, propaganda me ane te tabelave e te filmave nuk kane vlere. Perkundrazi edhe keto mjete kane rendesine e tyre te madhe dhe duhet te ndiqen me kujdes nga nenat.

 

Pervoja na meson se puna e bere ne qendren e konsultores duhet te shoqerohet me nje pune te gjalle ne shtepi. Ne kete menyre ne do te jemi ne gjendje te rrisim femije me te shendoshe dhe me zhvillim gjithnje me te mire.

 

DETYRAT E PRINDERVE

Kush e ndjek zhvillimin e femijes?

konsultorja

Zhvillimi i femijes ndiqet ne radhe te pare nga prinderit dhe nga njerezit e tjere te familjes. Personeli shendetesor duhet te beje c’eshte e mundur per t’i mesuar ata si ta ndjekin dhe si ta vleresojne zhvillimin e femijes.

 

Ne vendin tone, prinderit kane ndihme te gjithanshme per te rritur femije te shendoshe e te zhvilluar mire.

 

Kete ndihme jua japin atyre te gjithe mjeket, i gjithe personeli shendetesor, por ne menyre te vecante konsultoret e femijeve.

 

Konsultoret e femijeve jane hapur jo vetem ne qytet, por edhe ne fshatrat. Sot ne vendin tone nuk ka asnje fshat qe te mos kete konsultoren e femijeve ashtu si ka edhe konsultoren e gruas shtatzene. Ne konsultoret punojne mjeke, infermiere dhe infermiere mami.

 

DETYRAT E KONSULTORES

Zhvillimi i Femijes

zhvillimi-femijes

Me shprehjen zhvillim i gemijes ose me drejte rritje dhe zhvillim i femijes ne kuptojme ne pergjithesi shtesat dhe ndryshimet ne peshe e ne gjatesi qe nga lindja e femijes e deri ne perfundimin e rritjes se tij.

 

Megjithese pesha e gjatesia jane tregues kryesore per te vleresuar zhvillimin e femijes ne e kemi detyre te mesojme prinderit se vetem ato nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar mbi zhvillimin e foshnjes.

 

Atehere me te drejte do te dale pyetja: Cfare tjeter do te kemi parasysh per te vleresuar zhvillimin e femijes si edhe shendetin e tij te mire?

 

Ne si mjek e si prinder e gjykojme zhvillimin e femijes nga pesha e gjatesia qe ai ka ne nje moshe te caktuar, nga perpjestimi i drejte ne mes te pjeseve te ndryshme te trupit, nga madhesia e rrethit te kokes, te gjoksit, te barkut, nga dalja e dhembeve.

 

Keto te dhena na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin fizik, mbi zhvillimin e trupit te femijes sipas moshes se tij.

 

Por njekohesisht nuk do te mjaftohemi me te dhenat mbi zhvillimin fizik te femijes. Krahas ketyre ne do te shikojme e do te vleresojme edhe zhvillimin psikik e nervor te femijes, zhvillimin e trurit te tij, qe paraqitet me aftesite qe ai ka per te njohur, per te kuptuar, per t’u lidhur me njereit e sendet qe e rrethojne, per te folur, per te bere pyetje, per te shfaqur mendime.

 

Te dhenat e siperme na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin psikik, mbi zhvillimin e trurit te femijes, pershtatur moshes se tij.

 

Ne fund ne vleresojme dhe aftesine e femijes per te bere levizje te ndryshme te trupit, per te kapur sende, per te qendruar ndenjur e ne kembe, per te ecur, per te vrapuar dhe keshtu me radhe.

 

Keto aftesi te femijes sipas moshes se tij i vleresojme si zhvillimi i levizjeve ose zhvillim motorik.

 

Perfundimisht kur vleresojme zhvillimin e femijes do te kemi parasysh keto tregues:

  • treguesit e zhvillimit te trupit, zhvillimin fizik
  • treguesit e zhvillimit te trupit, te kuptuarit, te menduarit, zhvillimin psikik,
  • treguesit e zhvillimit te levizjeve, zhvillimin motorik.

KUSH E NDJEK ZHVILLIMIN E FEMIJES?

Bebja 48 Javesh

Nëse fëmija juaj nuk është ende duke ecur tashmë, ai ka të ngjarë që të ndërmarrë hapat e tij të parë të pavarur shumë shpejt. (Në qoftë se kjo gjë nuk ndodh shpejt, mos u shqetësoni. Disa bebe krejtësisht normale fillojnë të qëndrojnë në këmbë rreth moshës 16 ose 17 muajshe).

 

Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj për të ecur, duke qëndruar në këmbë ose e gjunjëzuar para tij dhe duke i zgjatur atij duart tuaja. Ose mbajini të dyja duart e fëmijës tuaj dhe vëreni atë të ecë drejt jush. Nëse ai është si shumica e fëmijëve të tjerë, fëmija juaj do ti marrë këto hapa të hershëm me krahët e tij të zgjatur anash (për ekuilibër) dhe të kthyer tek bërrylat, me këmbët e tij të kthyer jashtë, dhe me fundshpinën e tij të nxjerrë nga mbrapa (edhe kjo për ekuilibër).

 

Si gjithmonë, sigurohuni që fëmija juaj të ketë një mjedis të butë, të sigurt, në të cilin të zhvillojë aftësitë e tij të reja. Ndiqni udhëzimet standarte të sigurisë për fëmijën dhe mos e lini fëmijën tuaj asnjëherë pa mbikëqyrje. Dhe mbajeni kamerën gati!

 

Pothuajse çdo mama dhe baba ndihet i pasigurt për aftësitë e veta prindërore në një pikë ose në një tjetër. Mundohuni ti besoni instinkteve tuaja – por gjithashtu mos harroni se shumë prej aftësive tuaja (dhe besimit) vjen nga eksperienca dhe edukimi. Gjithkush bën gabime nganjëherë – kjo është mënyra se si ne mësojmë. Bëni pyetje (komuniteti ynë është një vend ideal për të filluar) ose kontrolloni më mirë gjërat kur jeni të pasigurt për diçka. Me kalimin e kohës, ju do të ndiheni më të sigurt për njohjen e nevojave të fëmijës suaj dhe aftësinë tuaj për të përmbushur ato. Pasiguria mund të mos zhduket krejtësisht, por ajo gjithashtu, është pjesë e prindërimit.

 

Një mënyrë tjetër e mirë për të marrë mbështetje dhe për të lehtësuar stresin e të qënit një prind i mirë, është që të bashkoheni me grupet për prindërit. Atje, ka të ngjarë që ju të hasni në të tjerë prindër me dyshime dhe shqetësime të ngjashme me tuajat. Thjesht duke dëgjuar dhe duke parë se si të tjerët shqetësohen dhe e humbin ekuilibrin, mund t’ju japë ju një perspektivë të dobishme. Dhe në qoftë se ju duket sikur ata janë të gjithë të përsosur, kjo është vetëm për shkak se ju jeni duke i lejuar pasiguritë tuaja të veshin atë çfarë ju shihni. Njihini më mirë ata dhe ju do të zbuloni se përfundimisht çdo mama dhe çdo baba i ka dobësitë e veta.

 

‘Gjatë udhëtimeve të gjata me makinë, ne shpesh nisemi rreth gjysmë ore para kohës së gjumit të vajzës tonë, të veshur me pizhamat e saj. Rrugët janë më të qarta në mbrëmje, dhe ajo mund të flerë me lehtësi në mënyrë që të zgjohet shpejt pas mbërritjes.’ – J.

Ndani këshillat tuaja.