Author Archives: admin

Bebja 35 Javesh

Si po rritet fëmija juaj?

Vizioni i foshnjës tuaj – dikur nga 20 cm deri në 40 cm, në rastin më të mirë – është tani pothuajse si i një të rrituri, si në qartësi ashtu edhe në perceptimin e thellë. Ndonëse shikimi i fëmijës tuaj në distancë të shkurtër është ende shumë i mirë, shikimi i tij në distanca më të gjata është gjithashtu mjaftueshëm i mirë për të njohur njerëz dhe objekte nëpër ambientet e një dhome. Ai mund të shohë për shembull një lodër në anën tjetër të dhomës dhe të përpiqet të shkojë drejt saj duke u zvarritur.Sytë e tij janë tashmë drejt ngjyrës së tyre përfundimtare, edhe pse ju mund të shikoni ndryshime të vogla më vonë.

Jeta juaj: Kur kujdesi për fëmijën tuaj bëhet i vështirë

Pasi fëmija juaj të jetë bërë më i lëvizshëm, mbajtja e tij mund të jetë shumë e lodhshme. Një pushim i vogël kur ndiheni të frustruara, mund t’ju ndihmojë të rifitoni energjitë tuaja dhe të riktheheni të fuqishme.

Vendoseni fëmijën tuaj në një kosh apo karrocë për periudha të shkurtra kohe kur jeni duke u ndjerë shumë të lodhura. Kjo është gjithashtu një ide e mirë edhe nëse fëmija juaj, edhe pse plotësisht i shëndetshëm, qan në mënyrë të vazhdueshme, e të pashpjegueshme – fëmija juaj do të jetë i sigurt, ndërsa ju do të mund të qetësoheni për pak. Nëse ai qan gjatë natës, mblidheni veten për disa minuta para se të shkoni për të parë se çfarë është duke ndodhur. Duke marrë frymë thellë disa herë ose duke numëruar deri në dhjetë përpara se të përgjigjeni ndaj ndonjë incidenti, janë gjithashtu disa mënyra të tjera që do ju ndihmojnë juve të mbani një ekuilibër në ditët e këqija. Gjithashtu herë pas here, flini kur edhe fëmija juaj është duke fjetur. Dhe, sigurisht, thërrisni partnerin tuaj për të marrë edhe ai përsipër disa gjëra – jo vetëm kur situatat të jenë bërë tejet të vështira, por në intervale të rregullta.

Këshilla për prindërit: Këshilla për tu argëtuar

‘Unë kam blerë disa lodra të ndryshme me magnet që tërhiqen njëra me tjetrën, kështu që djali im mund të ulet në karrigen e tij dhe të argëtohet lirisht, ndërkohë që unë mund të merrem me punët e mia në shtëpi. Kjo do të thotë se mua nuk më duhet të mbledh vazhdimisht lodrat të cilat ai i mund ti hedhë përtokë’ – D.

Ndani këshillat tuaja.

Bebja 33 Javesh

Si po rritet fëmija juaj?

Lëvizshmëria në rritje e fëmijës tuaj, do të thotë se ai tani do të kalojë në një periudhë me rrëzime dhe gunga. Këto janë një pjesë e pashmangshme e fëmijërisë, dhe, edhe pse ndonjëherë zemra do t’ju pushojë së rrahuri nga frika, mundohuni të shijoni këtë kohë duke parë se si fëmija juaj eksploron rrethinat e tij dhe se si zbulon kufijtë e tij.

 

Kufizimi i dëshirës tuaj të madhe për të mbrojtur fëmijën tuaj, i lejon atij të rritet dhe të mësojë për veten e tij. Megjithatë, bëni çdo përpjekje për ta bërë shtëpinë tuaj të sigurtë për fëmijët. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është që të zbrisni në nivelin e tij për të gjetur çdo zonë të mundshme rreziku. Siguroni mirë objektet e brishta në mënyrë që ato të mos rrëzohen, për shembull, dhe mbajini objektet apo mobiljet e ndryshme në dhomat në të cilat fëmijët nuk qëndrojnë shumë.

Jeta juaj: Koha për çiftin

Shumë prindër të rinj raportojnë se pas risisë së jetës me një fëmijë të vogël, ata zbulojnë se janë larguar nga partneri i tyre dhe se kanë humbur afërsinë dhe intimitetin e dikurshëm. Lindja e fëmijës është një ngjarje sizmike në jetën e një çifti e në marrëdhëniet së bashku. Për shkak se barra e përshtatjes ditë – pas – dite shpesh bie më shumë mbi një partner (zakonisht mbi nënat), gjithçka është shumë e lehtë për ndjenjat që të fillojnë të ftohen.

 

Duke i pranuar këto ndjenja është hapi i parë për të bërë diçka në lidhje me to. Bëjini të ditur partnerit tuaj se ju e dini fare mirë se sa shumë vëmendje dhe kohë ju i kushtoni fëmijës tuaj (dhe se ai mund të ndihet i përjashtuar nga kjo) dhe tregojini atij se ju mungon. Nëse ju po ndiheni në këtë mënyrë, është shumë e mundshme që edhe partneri juaj të ndihet në të njëjtën mënyrë, dhe do të ndihet më i çliruar kur ju të flisni rreth kësaj.

 

Bëni një plan të veçantë për të gjetur mënyra për të shpenzuar më shumë kohë së bashku. Kuptoni se çfarë ju mungon më shumë nga të qënit së bashku, dhe bëjeni kryerjen sërish të këtyre aktiviteteve, një përparësi. Ndani kohë për të shpenzuar së bashku, edhe nëse këtë kohë mund ta kaloni vetëm në shtëpi.

 

Tani që fëmija juaj është pak më i madh, rivlerësoni mënyrat për të ndarë kujdesin për fëmijën dhe punët e shtëpisë. Kjo jo vetëm që do të zvogëlojë ngarkesën e punës tuaj, por njëkohësisht do të krijojë më shumë kohë për ju dhe partnerin tuaj që të shpenzoni së bashku duke bërë diçka zbavitëse. Ju do të shihni veten tuaj duke punuar bashkë, si një ekip.

Këshilla për prindërit: Fëmija juaj qan? Provoni televizorin

‘Në qoftë se fëmija juaj qan natën, përqafojeni atë, ose shikoni pak TV gjatë natës, dhe përpiquni të shijoni këtë kohë së bashku. Nëse ju mund të relaksoheni, atëherë ndoshta edhe fëmija juaj mundet’ – J.

Ndani këshillat tuaja.

Bebja 32 Javesh

Si po rritet fëmija juaj?

Deri më tani, emocionet e fëmijës tuaj janë duke u bërë më të dukshme. Ai mund ti dhurojë një puthje njerëzve të njohur, dhe madje mund ta përsërisë këtë veprim, nëse ju e vlerësoni duke duartrokitur.

Gjatë muajve të ardhshëm, fëmija juaj mund të mësojë të vlerësojë dhe të imitojë humoret, si dhe mund të tregojë shenjat e para të ndjeshmërisë. Për shembull, në qoftë se ai dëgjon se dikush po qan, edhe ai vetë mund të fillojë të qajë. Dhe edhe pse fëmija juaj është vetëm në fillime, duke mësuar në lidhje me emocionet e tij, ai është duke marrë gjëra nga ju. Gjatë muajve (dhe viteve) më të largëta që do të vijnë më vonë, fëmija juaj ndoshta do të kopjojë mënyrën në të cilën ai sheh se si ju i trajtoni njerëzit e tjerë.

Jeta juaj: Ti bëjmë gjërat më të lehta

Gjithkush do të pëlqente ti bënte gjërat më shkurt. Këtu janë disa mënyra për ta bërë jetën tuaj më të lehtë:

 

Para – përgatisni ushqimin tuaj. Disa prindër përgatisin ushqimin e fëmijëve, disa vakte të shpejta, dhe një numër të caktuar të ushqimeve për familjen paraprakisht, dhe pastaj marrin nga këto përgatitje të gatshme, sipas nevojës.

Organizoni rezervat ushqimore. Mbani gjërat që ju i përdorni rregullisht në vende të caktuara në mënyrë që ti gjeni lehtë ato, kurdo që keni nevojë. Ndërtoni një stacion të ndërrimit të pelenave të fëmijës tuaj në çdo kat të shtëpisë tuaj. Mbani gati në çdo kohë, një çantë për ndërrimin e pelenave të fëmijës, të pajisur mirë me gjithçka që ju duhet, në mënyrë që ju thjesht ta merrni atë e të vazhdoni. Ruajini të gjitha pajisjet për larjen e fëmijës tuaj si dhe furnizimet me ushqime, në shporta të posaçme plastike, dhe vendosini ato në të njëjtin vend çdo herë, në mënyrë që të mos humbisni kohë duke i kërkuar kur ju duhen.

Përfshijeni fëmijën tuaj. Të bërit dush bashkë me fëmijën tuaj, ju kursen kohë dhe mund të jetë zbavitëse. Të bërit e një loje me disa nga punët e shtëpisë, të tilla si palosja e rrobave (foshnjave u pëlqen shumë të zvarriten në grumbuj rrobash) ose rregullimi e pastrimi i dhomës së foshnjës tuaj, ju mundëson juve që të kujdeseni për të, të argëtoheni, si dhe të mbaroni punët e shtëpisë në të njëjtën kohë.

Këshilla për prindërit: Dalja e dhëmbëve

‘Mbushni një nga ato kallëpët plastikë që përdoren për të bërë lëpirëse te ngrira, me ujë të zier dhe vëreni të ngrijë. Lëpirëset e ngrira janë fantastike dhe nuk i dëmtojnë dhëmbët e fëmijës tuaj’ – F.

Ndani këshillat tuaja.

Bebja 31 Javesh

Si po rritet fëmija juaj

Dalja e dhëmbëve tek fëmijët mund të fillojë që prej muajit të tretë, e deri në muajin e 12, por në shumicën e foshnjave, dhëmbët e tyre të parë (zakonisht dy dhëmbët e mesit në nofullën e poshtme) fillojnë të dalin midis moshës katër deri shtatë muajsh. Mos u shqetësoni në qoftë se fëmija juaj ka boshllëqe në mes të dhëmbëve të tij të bardhë. Dhëmbët shpesh dalin nga mishrat me kënde të rastësishëm, dhe hapësirat midis tyre, zakonisht zhduket rreth moshës tre vjeçare, pasi të 20 dhëmbët fëmijës të kenë dalë në sipërfaqe të mishrave.

 

Pasi fëmijës tuaj ti ketë filluar dalja e dhëmbëve, ju mund të prisni më shumë jargë dhe eksperimente me tinguj të ndryshëm, sepse fëmija është duke u përshtatur me këto gjëra tëreja dhe të çuditshme në gojën e tij.

Jeta juaj: Koha e shpenzuar larg fëmijës tuaj

Shumica e nënave të një fëmijëve 7 muajsh, ende nuk e kanë punësuar një dado, dhe ende nuk kanë shpenzuar shumë kohë larg nga fëmijët e tyre. Për këtë mund të ketë shumë arsye, duke përfshirë ndonjë fëmijë i cili ka pasur probleme shëndetësore ose ndonjë mama me mundësi të kufizuara për kujdes alternativ. Nënat që punojnë nuk dëshirojnë që të shpenzojnë kohën e tyre të lirë larg nga fëmijët e tyre. Dhe, sigurisht, foshnjet 7 muajshe janë tepër të bukura dhe tërheqëse, kështu që mund të jetë e vështirë për tu larguar prej tyre.

 

Pasi e kemi thënë këtë, ka disa arsye të mira për tu larguar nga fëmija juaj herë pas here – në qoftë se jo për të mirën tuaj, të paktën për të mirën e fëmijës. Ndarjet e shkurtra e ndihmojnë fëmijën që të përshtatet me njerëz të tjerë dhe të socializohet më shumë – dhe madje mund të ndihmojnë atë në parandalimin e ankthit të ndarjes.

 

Ju nuk ju duhet të largoheni për shumë kohë. Dilni për një orë, shkoni në kinema – çdo ndarje e shkurtër kur fëmija juaj është i zgjuar dhe i vetëdijshëm se ju jeni larg, është e mirë. Dhe ju, nga ana tjetër, do të kuptoni se nuk është fundi i botës në qoftë se ju nuk jeni aty për ta mbajtur atë në çdo kohë.

Këshilla për prindërit: Këshilla për ushqyerjen e bebes

 

‘Unë i jap vajzës time drithëra ose puding me oriz, të gatuar me qumësht, dhe fruta të ziera – ato janë të shëndetshme dhe të shijshme dhe asaj i pëlqejnë shumë’ – A.

Ndani këshillat tuaja.