Shtatzania

 

 

Mirëserdhët tek BotaNenes.com. Ky është fillimi i një udhëtimi të papërshkrueshëm. Që të ju ndihmojmë gjatë këtij udhëtimi, ne ju ofrojmë informata për simptomat e shtatzënësisë, shtimit në peshë dhe informata mbi ushqimin, ç`është e rrezikshme ose jo, shkallët e shtatzënësisë, puna dhe lindja, si ti hulumtojmë të gjithë ato emra fëmijësh që të gjejmë emrin më të përkryer për fëmijën tuaj etj.

 

Po them dicka per shtatzenine, dicka te cilen do te kisha dashur qe dikush te ma kishte thene me pare, qarte dhe drejtperdrejte. Shtatzenia eshte e mahnitshme, plot gezime dhe e mrekullueshme. Por gjithashtu eshte e veshtire.

Ta themi haptazi dhe ta shkruajme troc. (Dhe, meqe jemi te gjerat troc, hiqi menjane edhe gotat e veres, kompletin me te cilin sherbehet sushi, si dhe te brendshmet e mendafshta te preferuara: nuk do te duhen per njefare kohe.)

 

Nuk kam lexuar kurre ndonje liber shtatzanie qe eshte i gatshem te rrezikoje duke vendosur fjalen “e veshtire” qe ne faqen e pare. Shume libra shtatzenie dhe faqe interneti, per ta zbutur disi, perdorin nje ttjeter fjale per te shprehur veshtiresite e shtatzenise. Per mendimin tim, karbohidratet jane te tilla, kurse shtatzenia eshte nje pervoje krejt tjeter.

 

Ne shume libra shtatzenia dhe faqe interneti qe kam lexuar – shtatzenat nuk ngopen kurre se lexuari – disa syresh prekin shkarazi ceshtjen e veshtiresive duke thene: “do te keni ulje dhe ngritje”, “eshte nje ndryshim i jashtzakonshem” ose “do te shqetsohesh, por mos u merakos, je normale”. Ne nje faqe te guximshme interneti, gjeta nje artikull me titull “askush nuk ska thene qe shtatzenia eshte e lehte”.

 

Afersisht, por nuk eshte e njejta gje si te thuash “e veshtire”.

 

E veshtire nuk do te thiote se do te pendohesh qe ke mbetur shtatzene. E veshtire nuk do te thote se nuk do te behesh nje nene e shkelqyer. Shtatzenia eshte e mrekullueshme…shume e mrekullueshme. Gjithashtu eshte e mbushur me gezime, kenaesi, argetim, ciltersi.

Endometrioza

Çfarë është endometrioza?

Endometriumi apo mukoza e mitrës rrjedh dhe derdhet përmes vaginës gjatë ciklit menstrual.

Tek disa gra, indi endometrial bartet në një ind tjetër, dhe forcohet si për shembull në vezore. Aty indi vazhdon të reagojë në ndikimet hormonale gjatë ciklit menstrual, duke patur gjakrrjedhje çdo muaj dhe…Lexo-me-Teper>>


Impotenca

Rreth vështirësive për arritjen e erekcionit, mashkujt nuk janë të gatshëm të flasin dhe zakonisht komunikojnë me mjekun në mënyrë indirekte.

Një nga dhjetë meshkuj, krahas dëshirës seksuale përballet me impotencë, gjegjësisht me pamundësinë që të arrijë apo të mbajë erekcionin gjatë marrëdhënieve seksuale, thonë hulumtimet.

Për këtë çrregullim, ekspertët përdorin…Lexo-me-Teper>>


HIV/AIDS

Përshkrime të përgjithshme për HIV/AIDS

Infeksioni HIV përhapet atëherë kur gjaku ose/dhe lëngjet trupore të një personi të infektuar, kontaktojnë me gjakun dhe/ose lëngjet e trupit të një personi tjetër

Infeksioni HIV, është sëmundje infektive, që shkaktohet nga virusi i pamjaftueshmërisë imunitare te njerzit (human immuno-deficiency virus, HIV). Nga virusi HIV,…Lexo-me-Teper>>


Klamidia

Çfarë është klamidia?

 Pasoja e klamidias së pashëruar mund të jetë steriliteti

Klamidia është sëmundje seksuale, e cila nëse nuk shërohet, mund të dëmtojë organet gjenitale dhe të shpie gjer tek steriliteti tek femrat, poashtu edhe tek meshkujt. Shkaktarë i klamidias është bakteria e quajtur Chlamydia trachomatis, ndërsa mund…Lexo-me-Teper>>


Ureaplasma

Çfarë është ureaplasma?

Ureaplasma është një lloj bakterie nga familja e mikoplasmës. Përqëndrimi i madh i ureaplasmës në organizëm mund të shkaktojë pezmatim të prostatës tek meshkujt dhe infeksione gjenitale tek femrat, ndërsa tek të dy gjinitë mund të shkaktojë sterilitet.

Rreth 70 përqind e personave të rritur, seksualisht…Lexo-me-Teper>>


Trihomoniasa

Çfarë është trihomoniasa?

 

Trihomoniasa është sëmundje e shpeshtë seksuale të cilën e shkakton bakteria Trichomonas vaginalis. Kjo bakterie më së shpeshti mund të shkaktojë pezmatim të gjenitaleve, të fshikëzës dhe traktit urinar. Mund të paraqitet në të gjitha periudhat e jetës, por më së shumti tek ato të…Lexo-me-Teper>>

Herpesi gjenital

Çfarë është herpesi gjenital?

Herpesi bartet me kontakt direkt me personin e infektuar

Herpesi gjenital është sëmundje e shpeshtë seksuale që bartet, e cila paraqitet tek të dy gjinitë. Shkaku i paraqitjes është herpes simpleks virus (HSV) i tipit 2, i cili zakonisht paraqitet në gjenitale dhe bartet në…Lexo-me-Teper>>


Vezorët policistik

Çfarë janë vezorët policistik?

Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë, duhet të zvogëloni peshën trupore

Sindromi i vezorëve policistik është sëmundja më e shpeshtë hormonale tek femrat dhe shkaktari më i shpeshtë i stagnimit të ovulimit. Emërtimi vjen nga dukja e vezorës në të cilën ndodhen një numër i madh…Lexo-me-Teper>>


Vaginoza bakteriale

Çfarë është vaginoza bakteriale?

Nëse shërohet me kohë, vaginoza bakteriale nuk lë pasoja në shëndetin reproduktiv

Vaginoza bakteriale paraqet çrregullimet në përbërjen e florës vaginale, kur rritet përqindja e bakterieve të cilave për shumim i duhet oksigjeni (bakteria anaerobe). Ky çrregullim më së shpeshti lajmërohet tek gratë të cilat janë në…Lexo-me-Teper>>


Gjëndrat e Bartolinit

Konsultohuni me mjekun nëse ndonjë gungë ose masë gjenitale, vazhdon të zmadhohet ose nuk përmirësohet brenda pak ditësh të trajtimit në shtëpi

Gjëndrat e Bartolinit janë të vendosura në hyrje të vaginës së një gruaje, një në çdo anë. Ato janë të vogla dhe nuk mund të shihen apo të…Lexo-me-Teper>>


Pezmatimi i vezorëve

Si lajmërohet pezmatimi i vezorëve?

Shtatzënia jashtë mitrës është e shpeshtë pas pezmatimit të vezorëve

Pezmatimi i vezorëve, zakonisht është infeksion bakterial, i cili përfshin pjesën e vezorëve dhe mitrës. Në gjendje normale, kjo pjesë nuk përmban mikroorganizma patogjenë. Megjithatë, në kushte të posaçme siç është qëndrimi i gjatë…Lexo-me-Teper>>


Sindroma paramenstruale

Çfarë është sindroma paramenstruale (SPM)?

Tek shumica e femrave paraqiten simptomet emocionale në formë nervoze, depresioni dhe shqetësimi

SPM apo sindromi paramenstrual është ndryshimi në funksionimin hormonal tek femrat, i cili manifestohet me paraqitjen e simptomeve emocionale, psiqike dhe fizike. Tek shumica e femrave paraqiten simptomet emocionale në formë…Lexo-me-Teper>>


Virusi Human Papilloma (HPV)

Çfarë është virusi human papilloma (HPV)?

Virusi human papilloma (HPV) paraqet një grup te viruseve që shkaktojnë infeksion të lëkurës dhe mukozës

Virusi human papilloma (HPV) paraqet një grup te viruseve që shkaktojnë infeksion i lëkurës dhe mukozës tek meshkujt dhe femrat. HPV zhvillohet në qelizat e holla roze të cilat…Lexo-me-Teper>>


Infeksionet fajtore për sterilitet

Steriliteti është tani pjesë e jetës tonë të përditshme dhe është një nga problemet kryesore të shëndetit publik, me të cilën përballen shumë e më shumë njerëz. Çiftet, para se të fillojnë një sërë analizash nga më të ndryshmet, do të duhej të testohen për infeksionet e mundshme…Lexo-me-Teper>>


Anët e mira dhe të keqija të kontraceptivëve

Mbrojtja e shëndetit riprodhues përmes përdorimit të kontraceptivëve bashkëkohore është metoda më e besueshme e planifikimit familjarë

Kontraceptivët bashkëkohorë e rregullojnë ciklin dhe baraspeshën hormonale, ndërsa për një afat të gjatë zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e ndryshime, paraqitjen e cistave dhe anemisë, ruajnë fertilitetin dhe në këtë mënyrë ruajnë shëndetin…Lexo-me-Teper>>


A mund ta pengojë një lubrifikant konceptimin?

“Lubrifikanti më i mirë” për të konceptuar është puthja

Po. Hulumtuesit kanë gjetur se lubrifikantët vaginal janë toksik ndaj spermës dhe ndërhyjnë në rolin e mukusit cervikal.

Normalisht, sekrecionet acidike të vaginës e mbysin spermën, por alkalinet e mukusit cervikal prodhohen mu para ovulimit, për të mbrojtur spermën.

Lubrifikantët artificial parandalojnë spermën të…Lexo-me-Teper>>


Cilat medikamente e afektojnë fertilitetin?

Steroidet siç është kortizoni apo prednizoni, të cilët përdoren për të trajtuar gjendjet e tilla si astma apo lupusi, mund të parandalojnë gjëndrrën e tuaj të hipofizës të prodhojë mjaft hormone gjëndërr-stimuluese (FSH) dhe hormone luteinike (LH) për të ndodh ovulimi normal, por vetëm nëse ju merrni medikamente në doza…Lexo-me-Teper>>


Cilat sëmundje kronike mund të afektojnë fertilitetin?

Sëmundjet kronike janë stresuese për trupin dhe disa gjendje, pjesërisht nëse ato shkaktojnë humbje peshe, mund të interferojnë me ovulimin.

Çrregullimet e Tiroides, siç është sëmundja “Graves” apo Tiroidet “Hashimoto” mund të ndalojnë ovulimin. Edhe sëmundjet kronike të mëlçisë dhe veshkave mund të pengojnë fertilitetin sepse ato ndërhyjnë në funksionimin e…Lexo-me-Teper>>


Dietë fertiliteti: Përbërësit e nevojshëm ushqimorë për konceptim

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e vjetër “ju jeni ajo çfarë hani” del e vërtetë. Çfarëdo që hani, ndikon në gjithçka nga gjaku juaj, në qelizat tuaja, në hormonet tuaja. Ju duhet të lejoni tre muaj në një vit për ndryshime në dietë për të marrë…Lexo-me-Teper>>


Problemet e fertilitetit a mund të shkaktojnë depresion?

Moskonceptimi mund të jetë një zhgënjim i madh për femrën dhe kjo mund të shpiejë në depresion

Po, problemet e fertilitetit mund të shpiejnë në depresion. Pritjet që keni patur rreth asaj se si “supozohej” të funksionojë jeta juaj, nuk shkojnë në mënyrën se si ju keni shpresuar.

Humbja e familjes…Lexo-me-Teper>>


Si mund ta bind partnerin të testohet për problem fertiliteti?

Filloni duke e pyetur se përse nuk dëshiron të kontrollohet. Ai mund të jetë i shqetësuar sepse mund të diagnostifikohet me problem gjë që e bën atë me “faj” që ju nuk po mbeteni shtatzënë.Ai poashtu mund të ndjejë frikë se nuk mund të prodhoje mostra apo shqetësohet rreth gjykimit…Lexo-me-Teper>>


Shkaqet e shpeshta të problemeve të pjellorisë tek femrat

Rreth 10 për qind e moshës riprodhuese, kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Rreth 30 për qind të rasteve janë për shkak të problemeve tek femra, 30 për qind të problemeve tek mashkulli, dhe pjesa tjetër për shkaqe të pashpjegueshme ose faktorë të shumëfishtë që përfshijnë të dy partnerët.

Nëse…Lexo-me-Teper>>


Koha e përshtatshme për testin e shtatzanisë

Shumë teste bëhen pozitive pas ditës së dytë të vonesës së periodave. Është gati e pamundur qv 2 teste shtatzanie rresht të bëra në shtëpi të mund të gabojnë (disa bëhen pozitiv pas 5 minutave edhe pse gruaja nuk është shtatzënë.

Nëse rezultatet e testeve të urinës së bëra në…Lexo-me-Teper>>


Saktësia e testit të shtatëzanisë

Është me rëndësi që pas testit të shtatëzanisë të shkohet në vizitë gjinekologjike

Nëse testi i shtatëzanisë përdoret në mënyrë të drejtë atëherë mund të themi që mund ti besohet 96-97 %, përgjigjet mjeku gjinekolog, i cili sqaron dyshimet tek femrat të cilat, në momentin kur presin që të paraqitet një…Lexo-me-Teper>>


5 Efektet anësore befasuese të shtatëzanisë

Rhinitisi në shtatëzani

Acidet në fyt, të turbulluarit në mëngjes, dëshirë e pakontrollueshme për pomfrit…këto janë efektet anësore të shtatëzanisë për të cilat të gjithë flasin. Ndoshta nuk keni dëgjuar që disa gra kanë mall të papërshkrueshëm për pluhurin e ditëpërditshëm (po, për pluhurin që vjen nga toka!)ose kanë tajitje të…Lexo-me-Teper>>


5 shenjat e para të shtatëzanisë

Lodhja është një ndër shenjat e para të shtatëzanisë

Këto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatëzanisë. Çdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skanë shenja fare në muajin e parë.

1. Mungesa e periodave në muajin e…Lexo-me-Teper>>


Çfarë mund ta lëndojë foshnjen gjatë shtatzanisë

Kafshët dhe ushqimi

Rreziku për foshnjen

Rreziku më i madh i cili vie nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e papasterizuar). Tek shtatzëna e infektuar me toksoplazmë, foshnja është në rrezik nga verbimi, shurdhimi apo retardimi mental ndersa tek infektimi…Lexo-me-Teper>>


Shtatzania e rrezikuar

Si ta kuptoj nëse shtatzania ime do të jetë më pak ose më shumë e rrezikuar?

Secila shtatzani është e veçantë dhe asnjëherë nuk dihet si do të zhvillohet ajo. Nëse keni pasur probleme me shtypjen apo sheqerin në gjak para shtatzanisë, psh. është e mundur që këto…Lexo-me-Teper>>

Shprehitë e këqija

A duhet ti shmangeni alkoholit gjatë shtatëzanisë?
Përdorimi i alkoholit gjatë shtatëzanisë mund t`ju bëjë dëm juve dhe foshnjes tuaj e cila po rritet dhe zhvillohet në ju, kështu që më së miri është që ti shmangeni plotësisht. Sasia e madhe e alkoholit krijon mundësi që të ndikojë më…Lexo-me-Teper>>

Vizitat mjekësore para konceptimit

 

Perse eshte e rendesishme te behen vizitat mjekesore para konceptimit?

Preventiva dhe siguria më e mirë për një shtatzani të shëndetshme është vizita mjekësore e rregullt e gjendjes shëndetsore. Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë është e nevojshme që para konceptimit të kryeni të gjitha vizitat mjekësore, nëse jeni…Lexo-me-Teper>>


Përse është seksi i mirë për shëndetin

1. Zvogëlon rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare

Pas seksit zvogëlohet lodhja dhe kokëdhembja

Hulumtimet dhe studimet kanë treguar që nëse keni marrëdhënje seksuale së paku dy herë në javë, mundësitë janë më të vogla për të pësuar infarkt. Sipas një studimi jo shumë të vonë, i cili kishte…Lexo-me-Teper>>


Të ushqyerit para shtatzanisë

A duhet ta ndryshoj ushqimin para shtatzanisë?

Nëse keni vendosur të mbeteni shtatzënë, ndryshimi i shprehive në të ushqyer është një nga faktorët e rëndësishëm që ndikon në shëndetin e fëmijës tuaj. Keni parasysh që ushqimin të cilin e konsumoni mund të ndikojë në mundësinë për të mbetur…Lexo-me-Teper>>


Pregatitja për shtatzani

Nëse jam duke përdorë ilaçe, a duhet ti ndërpres para se të mbetem shtatzënë?

Jo, në asnjë mënyrë nuk duhet ndërprerë terapinë e mëparshme në kokën tuaj, sepse ajo u është përshkruar me arsye dhe për këtë së pari duhet konsultuar me mjekun i cili ua ka udhëzuar, më pastaj…Lexo-me-Teper>>


Faktorët e rrezikshëm të fertilitetit

A mund të kem probleme fertiliteti?

Fekondim artificial – sperma e injektuar në vezë

Nëse ju jeni nën moshën 35 vjeç dhe po përpiqeni të mbeteni shtatzënë për më pak se një vit (apo më pak se gjashtë muaj, nëse jeni mbi 35 vjeç), ju ende nuk keni arsye të…Lexo-me-Teper>>


A mund të mbetem shtatzënë nëse…

…nëse kam menstruacione me dhembje dhe të bollshme?

Këto probleme nuk do të duhej të krijonin probleme për të mbetur shtatzënë por gjithsesi flisni me mjekun tuaj, që të kontrollojë nëse është në pyetje endometrioza, miomat, apo ndonjë infeksion tjetër.

…nëse kam menstruacione të parregullta dhe të rralla?

Menstruacionet…Lexo-me-Teper>>


Sa është i dëmshëm inflamacioni i vezoreve?

Me inflamacion të vezoreve nënkuptojmë inflamacionin e pjesëve të organeve gjenitale tek femrat

Pasojat e inflamacionit mund të jenë të rënda, për këtë arsye, menjëherë pas paraqitjes së dhembjeve apo gjakderdhjes duhet të kontaktoni mjekun.

Shkaku i inflamacionit mund të jetë ndërrimi i shpeshtë i partnerëve dhe mospërdorimi i mbrojtësve nga…Lexo-me-Teper>>


A ndikon aborti mëparshëm rreth mbetjes shtatzënë?

Përmbajtja

 

A mund të ndikojë aborti që kam patur më parë (apo më shumë se një abort) në mundësitë e mia për të mbetur shtatzënë? Ndoshta jo.Megjithatë, në raste të rralla, dilatimet multiple dhe kyretazhet (pastrami i mitrës i njohur poashtu si D&C) mund të shkaktojë dhëmbëza në krye të…Lexo-me-Teper>>


Kur duhet të keni marrëdhënie seksuale për të mbetur shtatzënë
Kur është koha më e mirë për marrëdhenie seksuale, nëse jeni duke u përpjekur të mbetni shtatzënë?
Për të rritur mundësitë e koncepsionit, është e rëndësishme që të keni marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë gjatë kohës së ovulimit

Kalkulatori i ovulimit – Kuptoni se kur i keni ditët e…Lexo-me-Teper>>


Muaji i konceptimit: a mund të ndihmojë pushimi për të mbetur shtatzënë?

Siç e dinë shumica e çifteve, për të mbetur shtatzënë shpesh nevojitet më shumë se një natë magjike. Arsyet për pritjen e gjatë, mund të jenë disa dhe të komplikuara. Por një ndër shkaktarët që pengon konceptimin, është gjëja me të cilën ne pothuajse ballafaqohemi çdo ditë –stresi…Lexo-me-Teper>>


Si ti rris mundësitë për të mbetur shtatzënë

Mundohuni që të jetoni në mënyrë të shëndetshme

- Hani ushqim të llojllojshëm, shumë pemë dhe perime, si dhe ushqim të pasur me proteina – peshk dhe shpezë

- Ndërpreni duhanin

- Largoni alkoholin

- Ushtroni rregullisht

- Pushoni dhe shmangni stresin…Lexo-me-Teper>>


Si duket mukusi cervikal përmes ciklit tuaj

Ndjekja e mukusit tuaj cervikal

Nuk jeni të sigurta si duket mukusi juaj cervikal (MC) në pika të ndryshme gjatë ciklit menstrual? Këto fotografi do të ju japin një ide si duket, nëse ndiqni ciklin tuaj dhe identifikoni ditët tuaja fertile.

Ju mund të kontrolloni mukusin tuaj cervikal duke…Lexo-me-Teper>>


Si të mbeteni shtatzënë shpejtë?

 

Ditët e ovulimit mund të ju ndihmojnë të konceptoni më shpejtë

Ndoshta ju jeni e etur për të mbetur shtatzënë, apo ndoshta ju doni që lindja e fëmijës suaj të ndodhë në një kohë të veçantë. Këtu janë gjashtë truket, për ta bërë atë më shumë të ngjarë, që ju…Lexo-me-Teper>>


Si mund ta dini se kur ovuloni?

 Gjeni se kur keni të ngjarë të ovuloni për të rritur shanset tuaja të konceptimit

Kur ju ovuloni (apo lironi vezën nga vezoret), ajo vezë ka mundësi që të fertilizohet. Në momentin që veza fertilizohet, ju jeni shtatzënë!

Kalkulatori i ovulimit

Gjeni se kur keni të ngjarë të ovuloni – dhe…Lexo-me-Teper>>


Fakte fertiliteti

Ka shumë mënyra për të mbrojtur fertilitetin tuaj dhe kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë, të jetuarit e shëndetshëm dhe reduktimi i stresit janë shumë të rëndësishëm.

Eksperti i fertilitetit William Ledger, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë, në Universitetin e Shefilldit, na dha këshillat e mëposhtme mbi mbrojtjen e fertilitetit…Lexo-me-Teper>>


Gjashtë keqkuptimet e zakonshme mbi fertilitetin

 

Krahas shumë diskutimeve në lidhje me seksin dhe fertilitetin, njerëzit ende nuk i kanë kuptuar disa fakte të rëndësishme. Le të themi, studimi nga Zelanda e Re tregoi se 75 përqind të grave të anketuara të cilat vijnë në klinika për fekondim artificial, nuk i dijnë faktet e rëndësishme…Lexo-me-Teper>>


Studimi, fertiliteti, dieta mesdhetare rrit pjellorinë

Dieta mesdhetare është përshëndetur nga shumë njerëz për cilësitë e saj dhe aftësinë për t’i sjellë përfitime trupit dhe shëndetit në tërësi, si te burrat ashtu edhe gratë. Por një surprizë mbërrin nga një studim i kryer në Holandë, sipas të cilit, falë dietës mesdhetare, gratë mund të përfitojnë…Lexo-me-Teper>>


Gratë kanë nevojë për parapregatitje për shtatzënësi

Nëse po planifikoni shtatzënësi, nuk do të ishte keq që të filloni të mendoni për pregatitje.

Më së miri është që për këtë, ti ndani tre muaj.

Tre muaj përpara

Kontrolla: Bëni kontrollë mjekësore për veten tuaj dhe partnerin tuaj.

Pastroni kutinë e ilaçeve. Kontrolloni raftet apo kutitë ku mbani ilaçet. Disa nga…Lexo-me-Teper>>


Fertiliteti, si mund të shtohen shanset për të ngelur shtatëzënë

Nëse jeni duke u përpjekur për të ngelur shtatzënë dhe nuk po mundeni dot, mjekja Moza Keta thotë se ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës tuaj mund të shtojë shanset për një kontraceptim dhe të siguroni një shtatzëni të shëndetshme.

Mjekët shprehen se janë disa faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë…Lexo-me-Teper>>


Këshillimi para mbetjes shtatëzënë

Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin tuaj gjatë shtatëzanisë

 

Urime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm, ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për veten tuaj. Kujdesi për një jetë të re fillon që…Lexo-me-Teper>>


Konceptimi: Nga veza në embrion

Konceptimi: Nga veza në embrion

Në momentin kur një spermatozoid i vetëm penetron një vezë të pjekur, ndodh konceptimi apo fertilizimi.

Për të kuptuar më mirë procesin e jashtëzakonshëm të konceptimit, udhëtoni me ne, nga veza e vogël, duke u rritur në embrion.

Ovulacioni

Çdo muaj, një vezë e pjekur…Lexo-me-Teper>>


Si të vie gjer tek fekondimi?

Çfarë është ovulimi?

Gjatë rrugës, qeliza vezë fillon të ndahet dhe kur arrin në mitër, ka rreth 100 qeliza

Gjatë dy javëve të para të ciklit menstrual, trupi juaj përgatitet të ovulojë – hormonet stimulojnë vezoret që të krijojnë dhe të lirojnë qelizën nga vezorja dhe njëkohësisht sinjalizojnë mbrendësinë e…Lexo-me-Teper>>